Deputeti i LSI: Shqiptarët më të varfër për shkak të qeverisë, Rama të heqë dorë nga projekti korruptiv

Deputeti i LSI: Shqiptarët më të varfër për shkak të qeverisë, Rama të heqë dorë nga projekti korruptiv

17:46, 03/01/2019
A+ Aa A-

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, ishte mbrëmjen e sotme sërish në krahë të protestuesve të Unazës së re.

Ai tha para mediave se shqiptarët po bëhen çdo ditë e më të varfër për shkak të kësaj qeverie korruptive.

‘Projekti i Unazës së re, fytyra korruptive e kësaj qeverie. Shqiptarët në varfëri ekstreme ndërsa Edi Rama grabit 40 milion euro. Shqiptarët janë të varfër dhe të papunë për shkak të kësaj qeverie. Edi Rama të heqë dorë nga ky projekt korruptiv’, u shpreh Brahimllari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

aurora03/01/2019 18:13

o te keqen e gushes tende, te paska ngel gjeli detit ne fyt, sa ke vujt me raft pika

Shto koment

Denonco