Berisha: Kur unë isha kryeministër kriminelët ishin në burg, sot në qeveri

Berisha: Kur unë isha kryeministër kriminelët ishin në burg, sot në qeveri

21:40, 24/12/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi mbrëmjen e sotme në ‘A Show’ përballë gazetarit Adi Krasta, se ai nuk ka bashkëpunuar kurrë me krimin dhe kriminelët.

Ai theksoi se gjatë kohës që ka qenë kryeministër, kriminelët përfunduan njëri pas tjetrit në burg.

‘Kurrë në jetën time nuk kam përdorur dhe nuk do përdorja kriminelët. Kriminelët kur unë kam qenë në qeveri, ata kanë shkuar njëri pas tjetrit në burg. Nuk ka njeri që të japë një shembull të vetëm. Tjetër problem që policia i arrestonte dhe Gjykata i lironte. Nuk ka njeri që të tregojë një rast të vetëm kriminelë të përdorur Sali Berisha. Kurrë s’më kanë imprensionuar me kërcënimet e tyre dhe kurrë nuk më kanë joshur me ofertat e tyre’, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco