Kryemadhi: Rama nuk e kandidon Veliajn në Tiranë, sepse ...

Kryemadhi: Rama nuk e kandidon Veliajn në Tiranë, sepse ...

22:03, 30/11/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë mendimin e saj në lidhje me faktin nëse Edi Rama do ta kandidojë Erion Veliajn për herë të dytë në Tiranë apo jo.

Sipas Kryemadhit, Rama nuk do ta kandidojë më Erion Veliajn në Tiranë.

Kryetarja e LSI-së tha se e ka këtë mendim të saj, pasi nëse Veliaj do të kandidonte sërish për Tiranë, do ta kishte shumë më të lehtë që të marrë drejtimin e PS-së.

Për Kryemadhin, në PS situata është shumë e rëndë për shkak të implementimit të sektit Rilindja në parti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar02/12/2018 10:20

Padyshim që sot për sot rreziku më i madh për Shqipërinë, është qeverisja aventureske e kriminale e Ramës. Ndoshta znj. Kryemadhi me këtë "anësinë" për Lali Erin, kërkon të përçajë "rilindjen" , pikërisht për ta shpëtuar Shqipërinë nga Rama e pse jo, meqë drejton një parti socialiste si një fraksion të fuqishëm, të tërheqë elektoratin e PS. Por ama, duke e dëgjuar "intervistën" e saj tek Çani, nuk dëgjova për asnjë rast që ajo siç intrigon ekstremisti i majtë Bushati, të deklarojë se LSI do të votojë si kandidat për bashkinë e Tiranës, Erion Velinë. Në situatën politike që ka krijuar Rama me akaparimin e gjithë pushteteve, duke marë pozat e Benito Musolinit, nuk shoh ndonjë të keqe që jo vetëm LSI, por edhe partitë enveriste të dalin në opozitë të ashpër me te. Në politikë duhet të veprojë gjithmonë lufta ndaj së keqes më të madhe, dhe e keqja më e madhe aktualisht për Shqipërinë, është i pa parashikueshmi Rama.

Shto koment

Denonco