Nora Malaj: Qeveria i trajton banorët si kavie, Shqipëria në prag të luftës civile

Nora Malaj: Qeveria i trajton banorët si kavie, Shqipëria në prag të luftës civile

18:55, 30/11/2018
A+ Aa A-

Deputetja e LSI-së Nora Malaj ka qenë shumë e ashpër sonte, ndërsa ka akuzuar qeverinë se po e çon vendin drejt një lufte civile, me ndarjen e banorëve në veri e jug, në “të ardhur” dhe “autoktonë”.

Denoncimin e saj, deputetja e bëri në një intervistë për Syri News.

Sipas Malajt, qeveria sillet me indiferentizëm ndaj banorëve të Unazës së re, e cila nuk i konsideron ata.

Për Nora Malajn, banorët trajtohen si kavie nga qeveria, ndërsa numëron katër vatrat e zjarrit të hapur nga qeveria...

“Pjesa më e keqe e pjesës qeverisëse, është të konsideruarit sikur ata banorë nuk ekzistojnë.

Qeveria nuk mund të jetë indiferente dhe inaktive. Ajo nuk ka bërë transparencën financiare të këtij projekti.

Askush nuk është kundër këtij projekti. Qeveria i trajton banorët si kaivie, shembulli më i mirë është ai drejtorit të Ujësjellësit të Sarandës që ju hoqi ujin banorëve për disa ditë, për ti vënë në provë.

Qeveria ka hapur katër vatra zjarri: minatorët që i ka përditë para kryeministrisë; protesta e taksës së Rrugës së Kombit; protesta e Teatrit Kombëtar; protesta e Unazës së Re.

Qeveria është e paditur, e paqartë dhe e kapur nga krimi. I trajton dhe i ndan banorët si ‘të ardhur’ dhe ‘autoktonë’. Me këtë ndarje, Shqipëria është në prag të luftës civile”, u shpreh Nora Malaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Llosh Palloshi30/11/2018 21:04

Nuk ka komb shqiptar ore njeri.. Ka vetem organizim fisnor.. Prandaj nuk ka mundesi krijimi te Shtetit.. Kur nuk ja doli Enver Hoxha me lumenj gjaku.....

Daj Jaku30/11/2018 19:59

Historia e EDramës me "shpellarët" fillon me pallatin me shigjeta. Kur e pyetën për kuptimin e shigjetave, EDrama tha se shigjetat i tregojnë "shpellarëve" drejtimin se nga ai do ti zbonte nga Tirana. Duke e njohur si të çmëndur, të shumtët nuk e besuan. Më pas "shpellarët" i besuan mashtrimeve të EDramës dhe ERPlehut, i dhanë votat. Sepse "shpellarët" e Shqipërisë nga jugu në veri e shesin votën e tyre për pesë pare spec, kush i premton një çap krunde më shumë.Sepse "shpellarët" kënaqen kur komshiut i prishet haleja, i prishet puna, i prishet bisnesi, i përdhunohet vajza, i thyhen gishtat e djalit, i arrestohet babai përse proteston kundër kësaj dhune veresie të pushtave të pushtetit. Sa janë kombe përmbi dhé, me bashkim në dritë kanë dalë, ka qitë pushkë dreqi mbi né, mos me u bo dy vetë m'nji fjalë. Kur dhunohen minatorët duhet me dalë gjithë populli në protestë, kur vihet taksa e rrugës duhet të dalë gjithë populli e jo vetëm kuksianët, po ashtu kur arrestohen kuksianët, edhe për Teatrin, edhe për çmimin e karburantit, edhe për grabitjen e miljadave të shëndetësinë, edhe, edhe, edhe, edhe....Si në Francë, si në Rumaninë fqinje...si dikur boerët e Afrikës...Liria nuk dhurohet, ajo fitohet, kur dhunohet një shqiptar, pavarësisht tipit të dhunës, kundër personit, familjes, pronës ...të gjithë në këmbë, qeveritarët janë shërbëtorët tanë, nuk jemi né skllevërit e tyre. Duhet ti bëjmë që ta ndjejnë frikën tonë, si në vitin 91, si në vitin 97. Por edhe ti ndëshkojmë, ti thyejmë ndonjë tra mbas kokës, ti marrim edhe paratë e vjedhura e t'ua kthejmë buxhetit, popullit. Na quajnë shpellarë sepse jemi né që sillemi si shpellarë, do të thotë që jemi individualistë si shpellarët, familje, fis. I bëj thirrje gjithë "shpellarëve" të Shqipërisë të dalin nga shpellat (edhe kur shpellat janë vila me tre kate) dhe të mbushin rrugët e sheshet për ti vënë kufirin tek thana qeveritarëve të sotëm që e kanë shkelur dhe shpartalluar kufirin që u ka vënë ligji e kushtetuta në kompetencat e tyre dhe për arrogancën ndaj "shpellarëve", edhe atyre që do vijnë mbas tyre tu vlejë mësimi, sepse "shpellarët" në sheshe nuk janë më shpellarë, janë bërë tashmë popull. Le të shërbejë kjo ngjarje tragjike për "RlLINDJEN e SHPELLARËVE" nga jugu në veri o sot o kurrë, sepse nesër, kur të vijnë përpara shpellës tuaj për t'ju përdhunuar, do jetë tepër vonë. Para o Shpellarë drejt bordellos qeveritare.

PEDAGOGU dt .30 nntor 201830/11/2018 19:57

Ku je moj NORA MALAJ deri tani.... Diçka për Maturën Shtetrore nuk na the e ke në fushën tënde. Sa ishe në parlament një diskutim nuk të dëgjuam të bënje apo mos i ngelej hatri koleges ....... Duam të të shohim në panele tv. si dikur kur ishe z.v. ministre kur jepje receta për arsimin. Të presim z. MALAJ.....

Askushi30/11/2018 19:09

Shqiptaret jane kavie ,

Shto koment

Denonco