Ja dekreti i emërimit të Sandër Lleshajt, Ministër i Brendshëm

Ja dekreti i emërimit të Sandër Lleshajt, Ministër i Brendshëm

20:54, 16/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar sot Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm, i propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Më herët kreu i shtetit ka liruar nga detyra Sander Lleshin, pas propozimit të bërë nga  Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë që një javë më parë Meta ktheu mbrapsht propozimin e Lleshit për postin e ministrit të Brendshëm, pasi i nuk plotësonte kriteret e caktuara në Kushtetutë.

Presidenti Meta dekreton emërimin e Sandër Lleshaj Minister i Brendshëm

DEKRET PËR EMERIM MINISTRI

 Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10957

Tiranë, më 16.11.2018.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS 

ILIR META

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco