Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Çfarë thotë Ambasada Amerikane për Tahirin...

Çfarë thotë Ambasada Amerikane për Tahirin...

16:40, 29/10/2018
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Si do te pyeste Ambasada Amerikane në Tiranë pas rishfaqjes se Tahirit..?!?!

A ka presion dhe a po ofrohen para..?!?!

Edhe vendimin e Antimafias Italiane të Prokurorisë dhe më pas Gjykatës së Catanias, e ka parë Edi Rama..!!!

Ndaj lajmërohen Krimet e Rënda se duhet sajuar pafajësia në Tiranë, ashtu siç ai e ka parë...Sajmir Tahiri nuk ka bërë trafik në Itali. Krimet e Rënda e akuzojnë për përfshirje dhe mbështetje të organizatës ‘Habilaj’ në Shqipëri.

Nëse Antimafia italiane ka hetuar për kostume dhe atlete dhe nuk ka gjetur indicie ne 5 muaj, Krimet e Rënda kanë të tjera prova:

Sota,

Tenderat e tij dhe Kurum,

863 mijë eurot,

Nazer Seiti,

Drejtoret e policisë në kërkim,

Patentat dhe skafet...

Kjo është çështja e  nxehte e radhës ku jepet porosi qeveritare për vendimmarrjen.

Kujtojmë se çfarë tha ish-ambasadori amerikan Donald Lu, një ditë para se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë, të ndryshonte masën e sigurisë për Tahirin.

Donal Lu tha një ditë para vendimit se Ambasada Amerikane, kishte informacione se mbi gjykatësit po ushtrohej presion dhe po ofroheshin ryshfete!!! Po jepeshin para..!!!?!!!!

Dhe vendimi shkoi në kahun e dyshimit amerikan dhe favor të ish-ministrit. Ngjarja po përsëritet. Çfarëdo pretendimi të ketë dërguar Tahiri në Prokurori, nuk është personi në hetim që heton vetveten.

Nëse ai dhe mbrojtësi i tij ligjor kanë prova, të cilat sigurisht merren në formën e kërkuar nga ligji, përcillen në Gjykatë. Ajo do të vlerësojë pranueshmërinë ose jo, vlefshmërinë ose jo, për ta përfshirë në dosje dhe vendimmarrje më pas. Sepse fajësia e ish-ministrit është fajësi e Kryeministrit.

Pyetja amerikane në këtë rast përsëritët: A po ushtrohet presion dhe ofrohet ryshfet mbi prokurorë dhe gjykatës të Krimeve të Rënda për të pafajësuar Saimir Tahirin?!?!

Nëse do të ishte përgjigje amerikane me informacion të dalë prej burimeve të tyre, përgjigja anon nga PO-ja.

Kjo pyetje e Ambasadës Amerikane në Tiranë, mund të ripërsëritet po nga Ambasada, megjithë mungesën e titullarit!!

Sepse sipas arkivit të tyre informativ, ka prokurorë e gjykatës që e kanë ngrënë joshjen më përpara..!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco