Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Dako: Kam komunikuar me Avdylajt për votat! Gazetari: Ata votojnë në Shijak ...

Dako: Kam komunikuar me Avdylajt për votat! Gazetari: Ata votojnë në Shijak ...

21:14, 25/10/2018
A+ Aa A-

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i ftuar sot në ‘Opinion’ ka pranuar se ka patur komunikim me Avdylajt, por sipas tij e gjitha kjo është bërë për efekt votash. Në tentativë për të mbyllur akuzat ndaj tij Dako ka thënë se ai është kryebashkiak i Durrësit dhe në fushatë takon çdo qytetar.

Dako: Unë jam kryetar i Bashkisë së Durrësit, jam i zgjedhur me votë, dhe për të marrë votë jam i detyruar të komunikoj me çdo qytetar të Durrësit. Vangjush Dako është një njeri që komunikon me të gjithë qytetarët e Durrësit, ku kërkoj votat nuk shoh as diplomën e as dëshminë e penalitetit. Unë takoj familje të mëdha që kanë influencë votash.

Por gazetari Robert Rakipllari i ka kujtuar Dakos se Avdylajt nuk janë votues në Durrës, por votojnë për bashkinë e Shijakut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco