'Nuk janë publikuar të gjitha, ka edhe SHISH përgjime të tjera për Agron Xhafajn'

'Nuk janë publikuar të gjitha, ka edhe SHISH përgjime të tjera për Agron Xhafajn'

22:16, 15/10/2018
A+ Aa A-

Albert Veliu ka vijuar në rrëfimin e tij të sotëm në emisionin “Open”, duke dhënë detaje të tjera për realizimin e video-përgjimit me Agron Xhafajn, vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajn.

Sipas Babales, ka edhe SHISH përgjime të tjera, me Agron Xhafajn, që nuk janë publikuar.

Babale ka mohuar që të ketë pasur kontakte apo ndikime nga zyrtarë të PD-së.

“Nuk ka lidhje fare as me PD as me PS kjo punë. Kam takuar dy-tre veta te PD, por nuk i njoh kush janë. Nuk kam asnjë lidhje ne Ervin Salianjin. Me atë u takova atë ditë që dhashë intervistën pas publikimit të video-përgjimit. Nuk kam pirë kafe, por thjesht i kam dhënë dorën. Nuk më ka paguar askush, janë të gjitha gënjeshtra. Unë jam shtyrë në këtë gjë, ndaj zotërisë që më la rrugëve, mua dhe familjen time. PD më ka ofruar mbrojtje fizike pas publikimit të audio-përgjimit.

Ishte iniciativa ime personale për të përgjuar.

Biles, nuk janë publikuar të gjitha përgjimet, ka edhe SHISH përgjime të tjera. Kam vajtur në SHISH dhe ju kam thënë se kam informacione të detajuara për trafikun e drogës në Vlorë. Kam takuar dy punonjës të SHISH. Ju kam treguar gjithë rrjedhën e punës, si bëhej trafiku. Pas kësaj nuk ndodhi asgjë nga SHISH. Më dha edhe SHISH-i më pas mjetet e tij për përgjimet e tjera. Më afruan 150 mijë euro, që të mohoja videopërgjimin”, ka shtuar Babale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp16/10/2018 12:32

Te gjithe te perfshiret ne alibi, duhet te pergjigjen.E gjitha ishte nje skenar per te penguar zbatimin e Reformes ne Drejtesi.Mazhoranca ka pergjegjesine kryesore por edhe opozita nuk eshte duar jashte.As Babalja.Edhe ky eshte gjysma gjel. Rregjistrimi i pare i Babales nuk eshte false.Te gjitha te tjerat jane false.Kane kerkuar te gjithe "te vene vetullat dhe kane nxjerr syte".Kush eshte Agron Hyseni?.O Babale do ta hash edhe Ti pak vite burg.Je futur si Gomari ne stallen e kuajve.

Shto koment

Denonco