Video/ Basha: Ndryshimet në ligjin antimafia janë kundër korrupsionit dhe oligarkisë

Video/ Basha: Ndryshimet në ligjin antimafia janë kundër korrupsionit dhe oligarkisë

18:35, 07/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha solli në vëmendje pikat kryesore të platformës së opozitës për të luftuar korrupsionin dhe për t’i kthyer qytetarëve çdo pasuri që i është marrë nëpërmjet korrupsionit.

Në videon e shpërndarë nga kreu i opozitës renditen të parat masat “antimafia”, nëpërmjet të cilave vetifikohet, sekuestrohet, konfiskohet:

 pasuria e kompanive private dhe pronave të tyre

Pasuria e zyrtarëve publikë që verifikohet se kanë abuzuar me detyrën.

Pasuria e personave të afërt me pronarin e kompanisë apo zyrtarin.

Qëllimi i paketës antimafia është:

Goditja e Korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin

Mbrojtja e pasurise publike

Garantimi i konkurencës së lirë

Në videomesazhin e kreut të opozitës sqarohet edhe një pikë tjetër e rëndësishme e paketës: cfarë verifikon antimafia .

Kontratat PPP

Kontratat e koncesionit

Kontratat e Prokurimit Publik

Kontratat e tjetërsimit të pasurive publike

Aktet për lejet, licensat, autorizimet për shfrytëzimin e pasurive publike.

Efektet e ligjit antimafia kanë efekte të menjëhershme dhe konkrete:

Ligji vepron para dhe pas hyrjes së tij në fuqi

Kontratat abuzive dhe korruptive anullohen.

Pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin u kthehet qytetarëve

Klima e biznesit përmirësohet

Pasuria e konfiskuar përdoret për shërbime dhe investime publike.

Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp07/10/2018 19:46

Nje projekt antimafja dhe kthimin e vendit ne binaret e demokracise, mund ta çojne perpara, vetem levizje qytetare me ne krye intelektualet ,profesoratin,rinine dhe aktivistet politik antiestabilshment.Kjo levizje po afron ndaj politikanet jane vene ne gare per ta "shkatrru" njeri tjetrin me programe ne leter dhe qe kur te vijne ne pushtet te fshijne by....en me to.

t07/10/2018 18:58

Akoma nuk e paska thy qafen ne hollande ky.

Shto koment

Denonco