Gjata: Nuk ka proces ndaj Olldashit, prokuroria ka shkelur Kushtetutën

Gjata: Nuk ka proces ndaj Olldashit, prokuroria ka shkelur Kushtetutën

17:42, 07/10/2018
A+ Aa A-

Juristi Çlirim Gjata e ka quajtur si shkelje të Kushtetutës, akuzat e bëra në drejtim të gazetarit Jetmir Olldashi, lidhur me audiopërgjimin në çështjen ‘Babale’.

Gjata i cili do të përfaqësojë Olldashin në Gjykatë, tha se asnjë nga akuzat ndaj Olldashit nuk qëndron, pasi prokuroria duhet të kishte njohur gazetarin me akuzat, si dhe t’i vinte në dispozicion të gjithë dosjen ‘Babale’.

'Këtu nuk kemi asnjë proces ligjor, kemi shkelje të Kushtetutës. Kërkojmë të na vihen në dispozicion dosja me numër përkatës në lidhje me akuzat ndaj personit që unë përfaqësoj. Duam të dimë se çfarë ka bërë prokuroria në lidhje me hetimin e audiopërgjimin. Prokuroria është e detyruar me ligj që të na japë të gjithë informacionin. Një nga argumentet është akti i ekspertimit. Të na vihet në dispozion akti i ekspertimit nëse është bërë. Cilat janë përgjigjet, duhet të na vihen në dispozicion edhe në anglisht edhe në shqip. Duhet të na sqarojnë se në çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë dërguar për ekspertizë në Angli. Meqë ky audiopërgjim është i manipuluar, të na shpjegojnë se si qenka bërë ky manipulim. Kam frikë se po na del edhe aktori si puna e asaj vajzës që tha jam djegur me cigare', tha Gjata para mediave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco