VIDEO/ Basha: Ja si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike, nga Rama dhe oligarkët

VIDEO/ Basha: Ja si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike, nga Rama dhe oligarkët

09:16, 07/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh që përmbledh si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga kryeministri Rama dhe oligarkët.  Videomesazhi fillon me abuzimin me tenderat dhe përfundon me premtimin se "me ligjin Antimafia askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion".

Verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia. PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro.  Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë:  900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.  753 milionë euro kanë shkuar p?r fasada dhe luks; 252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës. 

Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në k?to 5 vjet:Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit; Kriteret përjashtuese për të favorizuar nj? kompani të caktuar; Skualifikimet e padrejta të kompanive; Rregjistrim offshore i kompanive fituese dhe propozime të pakërkuara kundër interesit publik. 
 
Lideri i opozitës thekson mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.
 

Shifrat dhe videoja në fund:

ImageImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

malo07/10/2018 12:42

Ju zoti basha cfare po beni per te ndaluar keto grabitje ? Apo vetem denonconi, se gje tjeter nuk keni ndermend te beni

Shto koment

Denonco