Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Basha: Xhisiela mohoi përdhunimin për të mbetur gjallë, ajo e di mirë kush janë kriminelët që po përballet

Basha: Xhisiela mohoi përdhunimin për të mbetur gjallë, ajo e di mirë kush janë kriminelët që po përballet

23:30, 01/10/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, e ka cilësuar tronditëse intervistën e dhënë sot në mbrëmje në dy televizione të ndryshme nga ana e Xhisiela Maloku, e cila prej presionit dhe kërcënimeve ëhstë detyruar të thotë gënjeshtra.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Xhisiela e di shumë mirë se kë ka përballë, prandaj ajo sot mohoi torturën dhe përdhunimin për të jetuar.

Ja çfarë shkruan Basha:

Është tronditëse të shohësh një të mbijetuar të përdhunimit dhe të dhunës të mohojë përdhunimin dhe torturën për të mbetur gjallë!

Xhiseila e di shumë mirë se çfarë kriminelësh gjakftohtë dhe të pamëshirshëm janë ata, ai që e përdhunoi dhe ata që e mbrojnë përdhunuesin, ndaj ajo bëri sot atë që bën çdo njeri i tmerruar që kërkon të mbijetojë: mbrojti veten dhe familjen e saj.

Rrahman Rrahja është pjesë e një prej bandave kriminale që sundojnë dhe terrorizojnë Shqipërinë. Sot në Shqipëri nuk ka më as polici, as prokurori, as drejtësi as parlament. Parlamenti dhe drejtësia kanë rënë, dhe në vend të tyre sundon banda e Ramës, Rrahjave, Habilajve, Bajrëve, Shullazëve me shokë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t02/10/2018 07:52

Vazhdo te llapesh,derisa te plasi skandali tjeter dhe ti vazhdo prap llap.i takon syrit te analizoje e kritikoje vete apo te botoje opinonet e te tjereve per punen e lulit dhe jo cna.shume te verteta po i thote cna e Fundos dhe av.Goxhaj,se sa syri qe lexohet me shume

t02/10/2018 07:50

Vazhdo te llapesh,derisa te plasi skandali tjeter dhe ti vazhdo prap llap.i takon syrit te analizoje e kritikoje vete apo te botoje opinonet e te tjereve per punen e lulit dhe jo cna.shume te verteta po i thote cna e Fundos se sa syri qe lexohet me shume

Kusiani djathte 01/10/2018 23:47

Situata po zien! Nqs Basha nuk ngre popullin dhe per kete tragjedi per familjen dhe gruan shqipetare rasti Xhiseles.” Atehere Basha tregon qe rruga dhe mardhenia me Ramen eshte e perbashket , dhe verteton 100% ate cfare thote Altin Goxhaj qe ata bashkpunojn bashke . Tani eshte koha te tregoj veten Basha o me Ramen o me popullin Shqiptar.

Shto koment

Denonco