Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kryeministri e quajti horr Nuhun/ Bylykbashi: Kjo është banda që na qeveris, ta shporrim

Kryeministri e quajti horr Nuhun/ Bylykbashi: Kjo është banda që na qeveris, ta shporrim

16:50, 30/09/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në drejtim të nënKomisarit Emiljano Nuhu.

Bylykbashi thekson se Nuhu ka rrezikuar jetën e tij dhe të familjes s tij për të luftuar krimin dhe kriminelët, ndërsa Rama e quan horr.

Sipas Bylykbashit tashmë është e qartë gjithçka, ky vend qeveriset nga banditi dhe banda e tij, prandaj Rama urdhëroi kriminelët që të ndjekin këmba-këmbës oficerin Nuhu.

Ja postimi i Bylykbashit:

I infiltruari‎

Emiliano Nuhu, oficeri i policise kurajoz, i trajnuar nga agjensite e specializuara amerikane per t'u infiltruar dhe shkaterruar ‎bandat dhe organizatat kriminale, duke rrezikuar jeten e tij dhe te familjes se tij.‎

Edi Rama, kryeminister, qe e quan Nuhun "horr" dhe kercenon se do t'i vihet kemba kembes, ka trajnuar nje cete kriminelesh per t'u bere "deputete" te krimit me dhune, presion dhe shitblerje vote dhe per t'i infiltruar ne Parlament.‎

Kjo eshte banda qe na qeveris sot e qe duhet shporrur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t30/09/2018 18:08

Kush ta shporri,ti me lulin,se luli nuk ka b.... ti ftoje popullin opozitar e te pakenaqurit ne nje proteste maratone deri sa te bjere krykrimineli,por ai njesoj si ti dini vetem te bertisni dilni e shporreni qe te vini ju ne ne pushtet.nuk vjen pd ne pushtet me ty e lulin.ekipi qe ka perqark vetes luli nuk te jep shprese.luli deri tani vetem ka perfituar ne pozite e opozite dhe i dhimbsen ato ti humbe.kush nuk ka gje per te humbur,vetem nje i tille behet lider dhe sjell permbysjen

Shto koment

Denonco