'Heshtja e Edi Ramës, prova se ai është ideatori i kërcënimit të gjykatësit të Strasburgut'

'Heshtja e Edi Ramës, prova se ai është ideatori i kërcënimit të gjykatësit të Strasburgut'

12:32, 29/08/2018
A+ Aa A-

Gazment Bardhi, ish-ministër i Drejtësisë, dha një deklaratë sot nga selia e Partisë Demokratike lidhur me shantazhin bërë gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Biankut, nga qeveria shqiptare, kundër interesave të pronarëve: "Heshtja e Edi Ramës ndaj këtij akti kriminal është pohim i asaj që beson sot shumica e shqiptarëve se ai është urdhëruesi i aktit mafioz", theksoi ai.

"Audio regjistrimi i publikuar dje në media, ku, në emër të Edi Ramës, nënkryetari i KQZ Denar Biba, shantazhon anëtarin e Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, u provoi shqiptarëve se qeverisen nga një kryeministër armik i të drejtave themelore të njeriut dhe që e drejton vendin si një organizatë mafioze, - u shpreh këshilltari. - Në materialin audio kërcënimi është i qartë: “Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës, pas përfundimit të mandatit do të mbetesh pa punë. Sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin nuk do të shërbejë për asgjë. Ky tren- pra mundësia e për të bërë pazar me Qeverinë-nuk do të  vijë më në jetë”.- është thelbi i kërcënimeve mafioze të të dërguarit të Edi Ramës për gjyqtarin e Strasburgut. 

Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm Engjëll Agaçi, nënkryetari i KQZ, Denar Biba mund të përdorin të gjithë pushtetin për të mbyllur çështjen, por ata nuk mund të ndryshojnë dot një fakt: se gjyqtari Ledi Bianku e ka raportuar shantazhin tek eprorët në Gjykatën e Strasburgut. 

Media që zbuloi skandalin ka kontaktuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg Ledi Bianku dhe ai ka konfirmuar jo vetëm takimin me Denar Bibën, por edhe përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio. 

Gjithashtu, gjyqtari shqiptar në Strasburg ka konfirmuar se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Denar Bibën, ka informuar 

Kryetarin e atëhershëm të Gjykatës së Strasburgut, duke e cilësuar mesazhin e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtatshëm.

Mjafton ky pohim për të kuptuar përpjekjen qesharake të sekserit të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit për t’u thonë shqiptarëve se nuk është ashtu siç duket, se shantazhi nuk është shantazh, por miqësi e vjetër. 

Çfarëdo të bëjë Edi Rama me Engjëll Agaçin, është fakt i pandryshueshëm se të ashtuquajturën “bisedë miqësore” të Denar Bibës, gjyqtari shqiptar në Strasburg e raportoi pranë Kryetarit të Gjykatës së Strasburgut si ndërhyrje të paligjshme në punën e tij. Një ndërhyrje e tillë synonte ndihmë për qeverinë kundër interesave të pronarëve shqiptarë. 

Audio regjistrimi është prova më diskredituese për Edi Ramën se, pasi u hoqi shqiptarëve të drejtën për t’u ankuar me nxjerrjen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, me mënyra mafioze, po u heq të drejtën pronarëve për t’u gjykuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe për të rifituar pronën e grabitur nga qeveria. 

Heshtja e Edi Ramës ndaj këtij akti kriminal është pohim i asaj që beson sot shumica e shqiptarëve se ai është urdhëruesi i aktit mafioz për shantazhimin e gjyqtarit në Strasburg dhe se kërcënimi, kapja politike, blerja e korruptimi është modeli i drejtësisë së re që po instalon Edi Rama."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Luis Rapo30/08/2018 16:46

Shqiptare. Qeveria ka vendosur qe pas me shume se 20 vitesh, 1 m2 toke bujqesore , do te kompensohet me rreth 20 lek ose 1 gote uje. Dhe kjo do ndahet ne 10 keste per 10 vjet. Kush do qe ta mare njeheresh duhet te fale hajduterise 80 perqind duke pranuar me shkrim dhe me nje sere dokumentash te pagueshme.Keshtu hidhen themelet shendoshe te shoqerise shqiptare te tregut. Nuk Kane fund eksperimentet ne vending tone te dashur. Rrofshin hajdutet...

Emri 29/08/2018 17:48

Mbase ky Biba nuk ka bere veper penale nga pik pamja juridike, por fenomeni qe ushtrohet presion per te shtyre vendimet per kthimin e pronave, duke u derguar ne menyre direkte nga Tirana eshte shkelje e te drejtes themelore te individit. Te privosh tjetrin nga prona vet eshte si ti marresh jeten. PIK. Minimumi ky Biba eshte aksidentalisht jurist. ( dmth fillon dhe mbaron tek fakti qe kane kaluar 30 vjet dhe keta e marrin me sportivitet )

krasasi tp29/08/2018 13:05

Bravo z.Bardhi ,por e gjithe kjo ngelet nje Babaleri dhe retorike politike per tu hedhur hi syve ish pronareve, nese nuk shoqerohet me nisma ne parlament per hapjen e kadastrave dhe gjendjes civile , kush je dhe cfare te kane shtetezuar dhe konfiskuar sistemi apo regjimet qe kane parakaluar qe nga themeli i shtetit shqiptar.Por edhe cfare kane fituar politikanet e pushtetshem keto vite demokraci.Mos shfrytezoni politiken per mbuluar hajdutlleqet ne keto 25 vjet .Aplikoni mbrojtjen e te dhenave personale dhe sabotoni pjesen tjeter te ligjit ate mbi te drejten e informimit.Cfare kujtoni ju se hane bare qytetaret.

Shto koment

Denonco