Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Berisha tregon arsyen se pse u refuzua Rama nga 4 liderët e rajonit

Berisha tregon arsyen se pse u refuzua Rama nga 4 liderët e rajonit

20:29, 27/08/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrave të rajonit që u zhvillua në Durrës, të cilin e cilësoi një ‘gjysmë takim’.

Për ish-kryeministrin Berisha, mungesa e 4 prej liderëve të rajonit tregoi hapur se ata nuk donin t’i bashkoheshin tryezës së narkoqeveritarit shqiptar.

Ja postimi i Berishës:

Më pak se gjysmë takimi!

Miq, takimet multilaterale janë të dobishme, por kur nga 7 kryeministra të ftuar 4 nuk “gjejnë” dot kohë për të ardhur, janë pa kuorum dhe më shumë se dështim.

Kjo veçanërisht kur nga 3 të pranishëm 2 janë shqiptarë. Le t’i themi faleminderit kryeministrit të Malit të Zi se përndryshe do kishim një takim thjesht ndërshqiptar.

Natyrisht ky bojkot ka vetëm një shkak: munguan se nuk deshën t’ u ngjiten pleshta në narkoshtetin e Norieges, i vetëm në Europë dhe në botë! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco