Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Tre kryeministra të Ballkanit refuzojnë Edi Ramën

Tre kryeministra të Ballkanit refuzojnë Edi Ramën

14:07, 27/08/2018
A+ Aa A-

Edi Ramës i dështon roli si prijës i Ballkanit, tre kryeministra i ‘bojkotojnë’ takimin. Në vilat qeveritare në Durrës u mbajt sot takimi i radhës i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ku në rolin e mikëpritësit ishte Edi Rama, kryeministri shqiptar.

Ndryshe nga takimet që janë zhvilluar më herët, (në Durrës apo në Sofje) ajo që të binte në sy sot ishte mungesa e tre prej kryeministrave ballkanik, duke e bërë pothuajse si të padukshëm rolin e kryeministrit shqiptar si prijës.

Në takim mungonin kryeministrat e Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe të Maqedonisë, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës dhe i Malit të Zi, dhe sigurisht eurokomisoneri Johannes Hahn, i cili tha se rajoni ka bërë progres sa i përket aspiratave të integrimit.

‘’Kushte objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë, i shpreh ngushëllimet tona kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku humbën jetën shumë persona dhe është bërë shkak për anulimin në minutën e fundit të ardhjes së tij, po ashtu kryeministri i Maqedonisë e ka pasur të pamundur fluturimin për shkak të kohës, kryeministrja e Serbisë na përcolli keqardhjen për shkak të axhendës”, u shpreh vetë Rama në nisje të konferencës për mediat.

Ndërkohë që të flasësh për arritje apo marrëveshje nga ky takim është shumë, pasi siç e tha dhe vetë Rama ka ende probleme edhe mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pse ka pasur edhe disa mbledhje të përbashkëta qeverie.

Një nga temat që ka ngacmuar jo pak mbledhjen ka qenë ideja e hedhur nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç për korigjimin e kufijve, të cilën ashtu si edhe më herët kryeministri Haradinaj e ka kundërshtuar me forcë.

Kryeministri shqiptar që nuk lë temë pa diskutuar këtë herë zgjodhi heshtjen duke rënë dakord me konstatimin e Hahnit se rajoni ka nevojë për stabilitet, po pa dhënë një definicion të qartë për këtë term.

‘’ Mendoj që nuk është e përshtatshme që të bëjmë komente lidhur me diskutimet dhe negociatat, takimi javën e ardhshme nuk do të jetë i fundit, do të jetë një tjetër takim dhe do të kërkojë kohë që të gjendet një marrëveshje, nuk jam gati që të bëj asnjë koment.

Ne nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë zgjidhur problemet dypalëshe. Për ne ka rëndësi stabiliteti në rajon, cdo marrëveshje nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit, cilido që të jetë objektivi përfundimtar”, u shpreh Hahn, që mori miratimin e Edi Ramës.

Kryeministri shqiptar ka marrë jo pak akuza në të dyja anët e kufirit se është pikërisht ai ideuesi i korigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, nën bekimin e manjatit George Soros. /Fax Web/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco