Vasili, Italia mosbindje civile per koncesionet, ne Shqiperi mosbindja s’duhet te ndalet...

Vasili, Italia mosbindje civile per koncesionet, ne Shqiperi mosbindja s’duhet te ndalet...

15:23, 20/08/2018
A+ Aa A-

Kreu I deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar deklarimet e drejtuesit të partisë italiane 5 Yjet, Beppe Grillo, për mosbindje civile për mos pagimin e autostradave italiane.

Vasili shkruan se edhe në Shqipëri, mosbindja civile është më e pakta që mund të bëhet përpara poshtërsive që u bëhen qytetarëve shqiptarë.

Ai kujtoi edhe rrahjen që qeveria Rama u bëri banorëve të Kukësit të cilët kundërshtuan vendosjen e pagesës në rrugën e Kombit.  

Ja postimi i plotë i Vasilit

Italia mosbindje civile per koncesionet, ndersa ne Shqiperi mosbindja civile duhet te mos ndalet...

Drejtuesi i partise 5 yje qe qeveris Italine Bepe Grillo deklaron mosbindje civile per te mos paguar autostradat ne Itali dhe se do te jete vete ne rreshtin e pare te mosbindjes civile
Po hajdutet e deklaruar boterisht te qeverise shqiptare duke filluar nga kryeministri c'bejne.Rrahen kukesianet per rrugen e Kombit dhe deklaruan se do te vene pagesen edhe per rruget e tjera.
Mosbindja civile eshte legjitime dhe me pakta ne Shqiperi perpara kesaj poshtersie qe i behet qytetareve te varfer dhe te vobeket shqiptar.
Kur Italia e pasur i ka koncesionet gur ne qafe dhe po i anullon keto koncesione mendoni keta hajdutet tane te qeverise qe duan ti vene gjithandej.
Lexoni vete cthote Bepe Grillo:
"Ne, baballarët dhe gjyshërit tanë i kemi paguar autostradat. Kostoja e tyre është amortizuar prej vitesh. Në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, autostradat janë falas.
Në këto vende, në mënyrë legjitime, qytetarët i përdorin pa i paguar dy herë. I kanë financuar sërish, sepse janë të tyret tashmë.
Në Itali, autostradat u janë dhuruar koncesionarëve si “Benetton”, që fitojnë miliarda euro pa asnjë risk dhe pa investime kapitale”
Nuk kemi paguar taksa për dekada me rëdhë për të pasuruar “Benetton”-in dhe ortakët e tij. Për autostradat e reja, diskutimi është tjetër. Kush do koncesion, të paguajë nga paratë e veta”, thotë Grillo.
Te ngrihemi ne kembe kundra maskarellekut shteteror te rilindjes mosbindja civile eshte me e pakta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/08/2018 16:36

Petrit mali.. apo...? Harrove të thuash që 3 kuksianë janë akoma në burg? Kur këtë thirrje në Itali e bën partia në pushtet, mendo se çfarë duhet të bëjë opozita në Shqipëri? vetëm se dyshoj në se "opozita" e ka gishtin të ngjyer në tepsinë e pushtetit. Opozita bën ham ham kot dhe akoma nuk e ka përmendur as edhe një herë konçesionarin, Kastratin, me emër. Len me dyshu se e ka hongër mutin dhe ka frikë se i vjen erë goja. Dyshoj se edhe "Syri net" nuk do ta botojë këtë koment me justufikimin se është përdorur fjala banale "mut". Mut nga palò bythë bile!

Shto koment

Denonco