Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave 'rilindase'

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave 'rilindase'

13:54, 18/08/2018
A+ Aa A-

Kim Mehmeti është një shkrimtar, romancier, tregimtar, eseist, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas, ndër më të njohurit në hapësirën shqiptare. Ai shpesh në shkrimet dhe publicistikën e tij është shfaqur si një njohës i mirë i mentalitetit njerëzor, i realitetit dhe aktualitetit në Shqipëri.

Përpara se Edi Rama të vinte në pushtet, ai ka qenë një nga mbështetësit kryesor të tij dhe shpesh e ka quajtur atë, një mendje të mençur që i duhet Shqipërisë.

Por gjatë këtyre viteve të Ramës kryeministër, ai ka njohur një tjetër personazh, krejt ndryshe nga ç’ka pretenduar më parë.

Në një  intervistë të fundit të tij dhënë gazetares Entela Resulaj për Dita-n, Kim Mehmeti bën një analizë të thellë, se çfarë ka ndodhur me Edi Ramën këto kohë që gëzon pushtet të plotë. Si po e qeveris ai vendin dhe pse është një burrështetas, i dështuar.

“Ligësinë njerëzore mund ta zbulosh, pasi individi të bëhet i pasur dhe i pushtetshëm. Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e Edi Ramës përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar. Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk i duhet besuar”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramë si njeri dhe kryeministër.

Mehmeti bën edhe një përkufizim të asaj se çfarë ndodh kur shkëputesh nga realiteti, gjë të cilën sipas tij i ka ndodhur edhe Ramës.

Mehmeti shton gjithashtu se Edi Rama prej kohësh është shkëputur nga realiteti në të cilin jetoni dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ,ai çdo gjë do shkonte “në të s’ëmës”.

“Mendoj se ka kaluar koha kur duhej të merreshim me profilin e sunduesve tanë dhe ka ardhur koha kur duhet analizuar ku gabuam që nuk ia dolëm të shpëtojmë nga burrështetasit që dinë të sundojnë, por jo edhe të ndërtojnë shtet. Pra ne duhet të merremi me atë si t’ia kthejmë këtij populli besimin, që ta ndalojmë ecjen e tij drejtë më të rrezikshmes që mund t’i ndodh një kombi: të bëhet i pandjeshëm ndaj fatit të vet.

Dhe burrështetasit e sotëm të Shqipërisë janë duke e keqpërdorur mu varfërinë dhe këtë pandjeshmëri të popullit ndaj fatit të vet. Pra ata e bënë Shqipërinë vend që i ngjan një plantashi të kanabisit, shtet që mbijeton nga paratë e drogës, ku partitë politike janë strehimore për të paaftët, e madje edhe për kriminelët dhe ku partitë janë ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato!

E di, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Dhe sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!

Mendoj se ka vite që në Shqipëri është instaluar ‘diktatura demokratike e rilindësve’. Dhe kjo diktaturë nuk e nënshtron popullin duke i kontrolluar të vërtetat që publikohen, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat nëpërmjet të cilave shlyhet pragu që ndanë të vërtetat nga të rrejshmet. Si dhe, kjo ‘diktaturë’ nuk i mbyll kufijtë dhe nuk i vret në kufi ata që duan ta braktisin shtetin, por përkundrazi, i nxit dhe i detyrojnë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin, duke mos u lejuar të punësohen e të mbijetojnë në mëmëdheun e tyre. Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtoi shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe ‘rilindësit’ në Shqipërinë e sotme, ndërtojnë shtet vetëm për ata që u përkulen atyre”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramën kryeministër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

L20/08/2018 00:04

Kim Mehmeti duhet tu tregoje te gjithe shqiptareve te maqedonise se kush eshte Edi Rama se ky eshte anti shqiptari me I madhe I Shqiptarise se ky nuk foli asnje fjale kur u be masakra e kumanoves dhe u be bashkepuntore I gruevskit dhe qellimi i tij eshte shkatrimi I shqiperise dhe I gjithe kombit shqiptare se pa shqiperi nuk ka as kosove dhe as per shqiptaret e maqedonise nuk te ardhme.

Arber19/08/2018 07:01

Jane bere bajat edhe keta qe klithin se ishte burre i mire para se te kapte pushtetin, na e hodhi na mashtroi, tani e morem vesh qe paska qene maskara. Nuk me duken te sinqerte keta njerez si Kimi (ose shte i trashe) sepse paten kohe te gjithe ta shihnin Ramen ne karriken e Kryetarit te Bashkise e te PS se cfare bente, e nuk duhet te jesh shume i mencur te kuptosh se cfare pret prej nje shkerdhate te tille ne krye te shtetit. Ndaj ose jane budallenj ose genjeshtare.

Xhono18/08/2018 15:00

Kimi diçka ka kuptuar por jo ne themel. Kimi duhet ta kish marre ne konsiderate periudhen kur Rama ishte hajdut xhepash e ikonash, shites lejesh ndetrimi e shkaterrues te kultures e te objekteve kulturore. Ai nuk mund ta kuptoje se çfare don te thote te jesh pjelle e nomenklatures se ciles ai i takon

Shto koment

Denonco