Gjyqtari Dvorani, ndërmjetësi i Agron Xhafajt për mosekstradimin në Itali të një anëtari të bandës

Gjyqtari Dvorani, ndërmjetësi i Agron Xhafajt për mosekstradimin në Itali të një anëtari të bandës

10:57, 29/07/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka vazhduar të zbardhë fakte të reja mbi gjyqtarin e rikonfirmuar në detyrë nga Vetingu,  Ardian Dvoranin dhe i ka drejtuar publikisht një pyetje, Komisionit të Pavarur t ëVerifikimit nëse ka dijeni për lidhjen e Dvoranit me Agron Xhafajn, vëllanë e dënuar si trafikant droge të ministrit të Brendshëm. Deputeti demokrat Gent Strazimiri nga selia blu i ngriti qartësish pyetjet para publikut.

"Ardian Dvorani, gjyqtari simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, - tha Strazimiri, - i konfirmuar në detyrë nga organet e vettingut, është marrë nën mbrojtje publike nga tutori i tij Edi Rama për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra.  Partia Demokratike pyeti dy ditë më parë, nëse organet e vettingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtatshëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombëtar droge.  Duke mos marrë përgjigje mbi këtë fakt, sot Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut:

A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge? A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?

Organet e vettingut kanë detyrimin të japin përgjigje mbi këto pyetje dhe të sqarojnë opinionin publik, nëse i kanë verifikuar këto fakte dhe si i kanë verifikuar ato. Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, duke patur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrimit të pasurive të paligjshme të baronit të drogës Klement Balili.

Ndërsa 26 mijë qytetarë presin në rradhë prej vitesh që çështjet e tyre të shqyrtohen, çështja e pasurive të Balilajve u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë pa kaluar 1 muaj nga data e saj e regjistrimit, duke favorizuar familjen Balilaj. 

Këto dhe fakte të tjera, të bëra publike nga Partia Demokratike për mosjustifikimin e 100 milionë lekëve pasuri; Blerjen e 3 shtëpive në konflikt interesi
Moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit; Dënimin e shkodranëve në dhjetor ‘90 për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës si prokuror i çështjes; provojnë qartë se për shërbëtorin e Edi Ramës, Ardian Dvorani, organet e vettingut kanë realizuar një proces farsë.  Heshtja e shërbëtorit dhe e tutorit të tij politik, heshtja e organeve të vettingut për këto fakte veçse e rrënon besimin e qytetarëve tek procesi i vetingut, i cili po mban në sistem gjyqtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edmond29/07/2018 17:40

o trim me revole ne brez,po qenke dhe injorant. Hapa vendimin qe i referoheni si qytetare dhe shikoj kryesues Edmond Islami kaloi vettingun; Artan Zeneli nuk e kaloi; Relator Shkelzen Selimi e ka neser; Tom Ndreca ngeli: si mo bure nuk thate asnje fjale per keto por ju ngeli te Dvorani.Te gjithe keta mos jane miqt e Xhafes mo? ose te behen burra e te thone qe na tha Fatmiri apo Edmondi apo Relatori Shkelzen Selimi Cfare te duket kjokompetence apo trimeri? dhe shpresoni tju besoje populli, po boll ore se late nam, turp, na lodhet.

gramoz29/07/2018 14:59

Ardiani esht vetem nje plehrat, nga mijra e mijra plehra e qelbesira te ripjerdhjes sektit te djallit edvin droga.

Shto koment

Denonco