Reagon Presidenti Meta: Adem Demaçi, simbol i rezistencës kombëtare

Reagon Presidenti Meta: Adem Demaçi, simbol i rezistencës kombëtare

20:32, 26/07/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit, emblemës së qëndresës shqiptare.

Presidenti shkruan në mesazhin e tij se Kosova dhe mbarë kombi shqiptar përjetojnë me dhimbje të thellë humbjen e simbolit të rezistencës kombëtare.

Ja mesazhi i plotë i kreut të shtetit Ilir Meta

“Jam thellësisht i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të emblemës së qëndresës shqiptare, Adem Demaçi.

Kosova dhe mbarë shqiptarët përjetojnë sot me dhimbje të thellë humbjen e simbolit të rezistencës kombëtare, të luftës për liri dhe të një prej personaliteteve më të vlerësuara në arenën botërore.

Duke u nderuar me çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian, kauza e madhe e luftës për një Kosovë të lirë fitoi përmasat e një çështjeje ndërkombëtare të shtruar për zgjidhje.

Patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqiptarëve, një shembull dhe një model kombëtar i skalitur në historinë e shqiptarëve dhe të luftës kombëtare për pavarësinë e Kosovës.

Sot humbëm atdhetarin e flaktë, njeriun që mbajti gjallë shpresën e së ardhmes dhe idealin e pavarësisë së Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco