Vetingu konfirmoi gjyqtarin e kapur 'me zë e figurë' në korrupsion, kandidat i i Ramës në KLGJ

Vetingu konfirmoi gjyqtarin e kapur 'me zë e figurë' në korrupsion, kandidat i i Ramës në KLGJ

13:51, 26/07/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka nxjerrë një fakt të ri për të provuar korruptimin e procesit të Vetingut nga kryeministri Edi Rama: Rikonfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ilir Toska edhe pse ai është kapur me ryshfet nga shërbimet inteligjente.

Deputeti Enkelejd Alibeaj nga selia blu tha se "Edi Rama vazhdon t’u thojë shqiptarëve si po pastrohet pallati i drejtësisë, por hesht kur gjyqtarë të konfirmuar rezultojnë  "të kapur". Një prej tyre është Ilir Toska, kandidat i Ramës për KLGJ.

"Partia Demokratike, - tha Alibeaj, -  i kërkoi dje Edi Ramës, që në vend të akuzave  dhe sulmeve të dala boje kundër opozitës, t‘u thotë shqiptarëve sesi po pastrohet Pallati i Drejtësisë, kur vettingu po konfirmon në detyrë gjyqtarë të kapur në flagrancë me përgjime në afera korruptive. Duke qenë se Edi Rama hesht për të mbrojtur gjyqtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, të konfirmuar në detyrë nga vettingu, ne po bëjmë transparencë për një prej rasteve flagrante.  

Gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën dhe duhet shkarkuar nga organet e vettingut. Siç thuhet në raportin zyrtar, gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për këshillin e Lartë Gjyqësor, “rezulton individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga struktura kriminale”, por ai u konfirmua në detyrë nga vetting me urdhër politik të Edi Ramës.  

Shqiptarët duhet të dinë se raporti zyrtar i shërbimeve inteligjente bazohet në një përgjim me zë dhe figurë, ku gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor, është përfshirë në korrupsion.  Sipas materialeve që kanë në dosje organet  e vettingut rezulton se Shërbimi Informativ Shtetëror u  kishte dërguar autoriteteve më të larta të kohës, Presidentit Alfred Moisiu dhe Ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafaj një material audioviziv, ku provohej se Ilir Toska, në atë kohë kryeinspektor i KLD-së, ka marrë para me ndërmjetësimin e një punonjësi të Ministrisë së Brendshme, që ai të mos i jepte masë disiplinore një gjyqtari të korruptuar.  

Pavarësisht këtij fakti të rëndë dhe tronditës, ku gjyqtari Ilir Toska, është kapur në flagrancë për korrupsion, organi i vettingut konfirmoi në detyrë kandidatin e Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ky nuk është rasti i vetëm, kur vettingu ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.  Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë transparencë e këtij procesi të korruptuar politikisht nga Edi Rama, qëllimi kryesor i të cilit është zbatimi i projektit mafioz të kapjes së sistemit të drejtësisë për ta vënë atë në shërbim të mbrojtjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, më të cilin qeveris vendin."?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vi r prem27/07/2018 08:12

zoti kryeminister ju e bashkpuntoret tuaj jeni hajduter te keti kombi.

Shto koment

Denonco