Debat për kullat në Këshillin bashkiak, Bogdani ikën nga koalicioni me PS, FRD i bashkohet opozitës

Debat për kullat në Këshillin bashkiak, Bogdani ikën nga koalicioni me PS, FRD i bashkohet opozitës

11:54, 26/07/2018
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e FRD, Mirela Bogdani, në Këshillin bashkiak të Tiranës deklaroi se kalon në opozitë me PS për shkak të sjelljes arbitrare të Erion Veliajt me Teatrin, duke i hequr qytetit pronat publike për interesa private.

Deklarata u bë disa minuta pasi këshilltarët e opozitës në Këshillin bashkiak të Tiranës braktisën mbledhjen pas debatit me kryebashkiakun Erion Veliaj. Bogdani ka denoncuar faktin që në çështjen e truallit të Teatrit u shmang Këshilli bashkiak dhe u bë një ligj i posaçëm.

Bogdani theksoi në fjalën e saj se ishte përfaqësuese e familjeve të vjetra tiranase; ja si e argumentoi largimin e saj nga koalicioni i majtë, ndër të tjera: 

"Në vend që kjo bashki dhe ky Këshill të përpiqen të ruajnë qendren historike te kryeqytetit, bulevardin e ndërtesat e të vetmit plan urbanistik dinjitoz, që i rezistoi kohës për 90 vjet, arkitektuar nga Brasini dhe Di Fausto e të cilat kanë ngelur e vetmja gjë e bukur dhe grandioze e Tiranës, prishin strukturën e bulevardit qëndror, betonizojne sheshin Skenderbej dhe e rrethojne me shkurre, prishin stadiumin për të ngritur një kullë dhe tani duan të prishin dhe Teatrin për të ngritur 6 te tjera.

Në vend që të mendohet për të ngritur një muze për Tiranen – ndoshta i vetmi kryeqytet i Europës pa një të tillë, për të ruajtur edhe ate pak qendër historike të ngelur të qytetit, për ta kthyer në atraksion turistik atë dhe shtëpinë e lashtë të Bargjinëve, selia e sundimtarëve të Tiranës për 200 vjet, e mbuluar nga ferrat, për të restauruar kalatë e shumta rreth qytetit që janë kthye në qebaptore, përkundrazi mania dhe gjithë përpjekjet e pushtetit qendror e lokal bashkë, përqendrohen për të ndërtuar kulla e për të hedhur më shumë beton." 

Poshtë videos, deklarata e plotë e znj. Mirela Bogdani :

Si anetare e Keshillit Bashkiak prej 3 vitesh, kam dy probleme te medha me punen dhe funksionimin e tij.

Se pari, lidhur me menyren e funksionimit te KB, ceshtjet qe me preokupojne jane:

• Mos kryerja e funksionit dhe pergjegjesise kryesore tonen si keshilltare, perfaqesimin e qytetareve: Ne keto tre vjet nuk kemi pasur mundesine e kohen te adresojme problematikat e komuniteteve apo te zonave qe perfaqesojme, megjithese une e te tjere kolege e kemi shtruar si shqetesim shume here.

• Kthimin e ketij keshilli si nje zyre thjesht noteriale te administrates se Bashkise: ne mbledhjet e keshillit ne vetem diskutojme e aprovojme projekt-aktet qe na servir administrata e kryetari. Ne asnje rast keshilli nuk eshte bere promotor i nje akti apo te jete ne pozita proaktive.

• Faktin qe prej tre vitesh ky keshill vepron pa Rregulloren e re, e cila duhet te ishte bere ne perputhje me Ligjin e ri organik: ne akoma funksionojme me rregulloren e vjeter, gje e cila eshte dhe anti-ligjore dhe jo funksionale.

Se dyti, projekt-aktet qe vijne per miratim nga administrata, nje pjese e te cilave jane ne favor te oligarkevedhe jo ne favor te qytetit apo banoreve te tij, e per kete arsye te kontestuara e te mos votuara dhe nga opozita. Per nje pjese te tyre une kam shprehur kundershtine time, qofte ne mbledhjet e keshillit, qofte permes letrave drejtuar Kryetarit te Bashkise. Po permend ketu disa ceshtje te muajve te fundit, si buxhetin prej 2.5 milion eurosh per pishat qe zevendesuan palmatne autostrade, trafikun problematik ne disa rruge te Tiranes, shkaterrimin e Rruges se Kavajes, marrjen e rrugevene administrim nga Tirana Parking etj.

Per asnje nga letrat drejtuar Kryetarit te Bashkise nuk kam marre asnjehere pergjigje – ndonese Bashkia ka marre dhe cmim per transparencen…te cilen kur nuk e ka me ne si keshilltare, si mund ta kete me publikun. Por ajo qe i vuri kapakun ishte ceshtja e Teatrit, leja e tjetersimit te tokes se te cilit duhet te kalonte permes KB, meqe trualli i teatrit eshte toke publike ne pronesi dhe territorin e Bashkise Tirane.

Kjo bazuar ne nenin 53 dhe 54 te Ligjit organik te Veteqeverisjes Vendore qe thote qe tjetersimi i prones publike eshte kompetence e KB. Por KB u shmang, vetem per arsye qe nuk arrihej shumica e cilesuar dhe per pasoje u mobilizua pushteti qendror, qeveria e parlamenti, duke shpikure aprovuarnje ligj te posacem, ligj i cili shkel autonominee qeverisjes vendore, te sanskionuar ne nenet 13 dhe 113 te Kushtetutes. Kjovetem per ta marre ate truall e per te favorizuar nje kompani, te preferuaren e Bashkise Tirane, e cila ka marre “me tapi”punet publike me te rendesishme te saj, si 3 tenderat per sheshin Skenderbej, parkingun nentokesor, bulevardin qendror etj. e deri tani se fundmi ne muajin korrik dy kontrata te reja me negocim te drejtperdrejte, pa gare e pa shpallje tenderi. Por pertej faktit qe ceshtja e Teatrit dhe ligjit perkates eshte korruptive,anti-ligjore dhe anti-kushtetuese, mua me shqeteson pike se pari si autoktone e ketij qyteti shkaterrimi i historise dhe trashegimise se Tiranes 400 vjecare. Si nje nder tiranasit e paket qe jane ne perberje te ketij KB, s’ka si te mos jem sensitive per humbjen cdo dite e me shume te identitetit te qytetit tim, ku familja ime jeton prej 300 vjetesh.

Ne vend qe kjo Bashki dhe ky KB te perpiqen te ruajne qendren historike te kryeqytetit, bulevardin e ndertesat e te vetmit plan urbanistik dinjitozqe i rezistoi kohes per 90 vjet,arkitektuar nga Brasini dhe Di Fausto,e te cilat kane ngelur e vetmja gje e bukur dhe grandioze e Tiranes, prishin strukturen e bulevardit qendror, betonizojne sheshin Skenderbej dhe e rrethojne me shkurre, prishin stadiumin per te ngritur nje kulle, dhe tani duan te prishin dhe teatrin per te ngritur 6 te tjera. Ne vend qe te mendohet per te ngritur nje Muze per Tiranen – ndoshta i vetmi kryeqytet i Europe pa nje te tille, per te ruajtur edhe ate pak qender historike te ngelur te qytetit, per ta kthyer ne atraksion turistik ate dhe shtepine e lashte te Bargjineve, selia e sundimtareve te Tiranes per 200 vjet, e mbuluar nga ferrat, per te restauruar kalate e shumtarreth qytetit qe jane kthy ne qebaptore, perkundrazi mania dhe gjithe perpjekjet, te pushtetit qendror e lokal bashke, perqendrohen per te ndertuar kulla e per te hedhur me shume beton.

Per te gjithe te lartpermendurat, e shume e shume te tjera, te cilat as moralisht, as principialisht, nuk kane kurrfare perputhshmerie me bindjet dhe vlerat e mia, une nuk mund te vazhdoj te jem me pjese eketij koalicioni, ku kam qene institucionalisht deri tani per shkak te forces politike qe kam perfaqesuar ne kete keshill.

Prandaj duke filluar qe sot e deri ne perfundimin e ketij mandati, une nuk e konsideroj me veten pjese te koalicionit te majte, por ne opozite me te, per aq kohe sa KB do vazhdoje te keqfunksionoje si deri me tani, dhe ne te gjithe ato raste kur projekt-aktet e servirura nga administrata jane jo ne dobi te qytetit e banoreve te Tiranes, por ne benefit te drejtuesve te bashkise dhe te partise perkatese, si dhe te oligarkeveme te cilet ata bashkepunojne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieraku nga Ferrasi27/07/2018 20:00

FR respekt

gramoz26/07/2018 15:37

Katunari e modhe o Mirela! Bashkin e Tirones dhe administaten qendrore e kan zaptu katunaret. Qytetaret dhe ata me i barr men kan koh qe ne mas derrmuse e kan braktis ket ven. Ed palla po qeveris me katunari, katunari e modhe ne Tiron, Atdheu ne rrezik!

FR26/07/2018 12:35

Nga medemek "kandidate per parlamentin britanik", gjyja prej konservatorve te Uellsit, kjo shoqja Bogdani paska perfunduar keshilltare bashkie prej partickes se Bamir Topit, ne koalicion me rilindasit e lavdishem? Do jete me i poshtri Basha po qe se e pranon! Me mire t'u puthe kembet Lir Metes, Monikes dhe Kac Islamit bashke, sesa te merret me kete shoqen e shokut Bamir! Qenka edhe tiranase kjo! S'e ka thene kot Sefer Daja, gjette rahmet: "Kur e hudh faren e keqe, e del i shejton me bisht, s'paska pas qelbsine mo t'keqe se tironsi kamunist!"

Shto koment

Denonco