Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Rrokaj: Vendimi i DASH-it këmbanë alarmi, vendi drejt parimit komunist ‘të ndërtimit me forcat e veta’

Rrokaj: Vendimi i DASH-it këmbanë alarmi, vendi drejt parimit komunist ‘të ndërtimit me forcat e veta’

14:53, 25/07/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për integrim Shezai Rrokaj ka reaguar në një shënim në rrjetet sociale pas vendimit të DASH për heqjen e Shqipërisë nga harta e vendeve që janë të sigurta për bizneset amerikane. “Oligarkët e kanë kapur për fyti Qeverinë dhe i bëjnë presion për mos pasur konkurrentë të huaj, duke e kthyer Shqipërinë në disa çifligje të një grupi njer?zish, miq të PPP-ve”, shkruan Rrokaj.

Ja shënimi i plotë i deputetit të LSI në facebook:

Vendimi i DASH-it për heqjen e Shqipërisë nga harta e vendeve mike për të bërë biznes është këmbanë alarmi për ekonominë shqiptare.

Dhoma amerikane e tregtisë është shprehur disa herë për klimën e disfavorshme ndaj biznesit të huaj që Qeveria shqiptare ka treguar me taksat e larta, pasigurinë juridike dhe trajtimin me dy standarde të bizneseve, duke i bërë gjithmonë e më shumë të painteresuara bizneset e huaja për të investuar në Shqipëri.

Nga ana tjetër, oligarkët e kanë kapur për fyti Qeverinë dhe i bëjnë presion për mos pasur konkurrentë të huaj, duke e kthyer Shqipërinë në disa çifligje të një grupi njer?zish, miq të PPP-ve. Ligji për teatrin, ku u parapërzgjodh me ligj fituesi, në kundërshtim me rregullat e ekonomisë së tregut për konkurrim të hapur dhe transparent, që bie ndesh me traktatet e nënshkruara nga Shqip?ria, tregoi se kjo Qeveri po e mbyll vendin ndaj investimeve të huaja.

Dhe kur këtë gjë e thotë miku më i madh i shqiptarëve, SHBA-ja, kjo dëshmon se Qeveria po e fut ekonominë në një impas, që gradualisht po zbaton parimin komunist ‘të ndërtimit të vendit me forcat e veta’.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco