Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Kush është njeriu i Soros që Rama kërkon ta bëjë gjyqtar të Strasburgut

Kush është njeriu i Soros që Rama kërkon ta bëjë gjyqtar të Strasburgut

11:00, 25/07/2018
A+ Aa A-

Pas tre dështimeve me propozimet e bëra më herët me kandidatët shqiptarë për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, qeveria shqiptare ka çuar listën e katërt për miratim.

Emrat që janë propozuar nga kryeministri Rama janë Darian Pavli, Marjana Semini dhe Sokol Berberi.

Le të ndalemi pak tek Darian Pavli.

Në prezantimin e shkurtër të kandidaturës së Pavlit, thuhet se ai është “jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.”

Emri i Pavlit del si ekspert ligjor i “EURALIUS” dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit Geroge Soros.

Në jetëshkrimin e Pavlit thuhet gjithashtu se ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi.

 

Reforma në drejtësi u konceptua, u organizua dhe u zbatua nga Fondacioni “Soros”. Një paketë me mijëra e-maile dhe dokumente të brendshme të këtij fondacioni u publikuan në muajt Gusht-Shtator 2016.

Këto dokumente zbuluan se rrjeti ‘Soros’ kishte hartuar një strategji të detajuar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe strategjia ishte gati që prej vitit 2013.

Ky fondacion ka pasur patronazhin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Kjo reformë sot e ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë në vend, duke qenë se aktualisht Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. /Hashstag.al

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Artan0025/07/2018 14:46

    Dariani flitet qe eshte kusheri me gruan e Rames...kjo ka me shume rendesi

    Shto koment

    Denonco