Formula 'Basha' me 7 pika, që vendi të shpëtojë nga kolapsi. A do ta pranojë Rama?

Formula 'Basha' me 7 pika, që vendi të shpëtojë nga kolapsi. A do ta pranojë Rama?

13:34, 23/07/2018
A+ Aa A-

Kreu i pozitës Lulzim Basha gjatë një konference urgjente për shtyp me gazetarët ka shpallur se vendi gjendet në një kolaps të plotë politik dhe se Reforma në Drejtësi mund të quhet e bllokuar.

Sipas Bashës, edhe nëse opozita do i jepte votat për të kaluar ligjin për Magjistraturën, problemi i vërtet që që shtrohet para vendit dhe partnerëve ndërkombëtarë qëndron në faktin, se kjo gjë nuk e ndryshon dot realitetin; që s’kemi Gjykate Kushtetuese; që kemi një prokurori të emëruar me votat e mazhorancës; që 1 vit e 4 muaj pas skadimit të afatit kushtetues s’kemi as KLGJ e as KLP; që 5 anëtarët e KLGJ e KLP përfaqësojnë një ngjyrë të PS; se shorti ka rënë mbi një grup kandidatësh pasi janë përzgjedhur.

Basha gjithashtu theksoi se dhe qytetarët duhet ta dinë sot pozicionin e tij dhe të PD-së, për këtë bllokim total kushtetues të Reformës në Drejtësi. Sipas tij e gjitha kjo ka vetëm një rrugë se si mund të zgjidhet, të cilën mazhoranca duhet ta pranojë nëse vërtet nuk është e interesuar për këtë kolaps. Dhe kjo rrugë kalon nëpërmjet 7 hapave të cilët Edi Rama duhet që ti pranojë, nëse vërtet kërkon që vendi, reforma dhe politika të dalin nga ky kolaps.

Shtatë kusht-propozimet e Bashës, për të zhbllokuar situatën

1. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.

 2. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.

 3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.

 4. Zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi s`ka Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.

 5. Zgjidhja e urgjente dhe gjetja e mekanizmit ligjor që të ngrihen sa më shpejt KLP dhe KLGJ në mënyrë që të fillojnë menjëherë funksionimin SPAK, Byroja e Hetimit, Gjykata Anti-korrupsion dhe Prokurori i Përgjithshëm

6. Ecuria normale, sipas Kushtetutës dhe ligjeve i procesit të vettingut. Ndërprerja e menjëhershme e ndërhyrjes së mazhorancës, në proces. Sot për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë, e dikush shkarkohet nga detyra.

7. Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm, që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Ata që me qëllim e kapën sistemin, duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është hapi i parë që të rikthehet besimi.

 Çfarëdo procesi për të trajtuar këto 7 çështjet kryesore nuk duhet të sabotohet përsëri. Kjo nuk mund të ndodhë me të njëjtët persona. Fatmir Xhafaj ishte në konflikt interesi, e bëri këtë për të njëjtën arsye që refuzoi propozimin tonë që Vettingu në Polici të fillonte nga ministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco