Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Zëdhënësja e PD në Syri.net jep deklaratën bombë: Shumë shpejt Rama do të ndalet, teatri nuk prishet

Zëdhënësja e PD në Syri.net jep deklaratën bombë: Shumë shpejt Rama do të ndalet, teatri nuk prishet

18:30, 11/07/2018
A+ Aa A-

E ftuar në studion e lajmeve të syri.net, Ina Zhupa, ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë aksione të forta për të ndalur këtë qeveri.

Sipas saj Rama dhe oligarkët e tij po mendojnë të prishin teatrin ku do të fitojnë para për ti përdorur më pas për të blerë vota dhe për të siguruar pushtetin, por kjo nuk ka për të ndodhur.

Ajo tha se deputetët e PD-së kanë nisur takimet me shqiptarët dhe shumë shpejt do të ketë aksione të forta.

‘Plani i Ramës për teatrin është që të ndërtojë kulla. Paratë që do të marrin ata do ti përdorin për të blerë votat me 50 mijë lekë, dhe ata të mbajnë pushtetin e tyre. Por kjo situatë do të mbarojë shumë shpejt. Këta qeverisin më keq se fashistët, se fashistët ndërtuan teatrin. Vetëm, në Shqipëri ndodhin këto gjëra, pasi në botë ruhen vlerat. Teatrot e Shekspirit në Londër ruhen sepse është trashëgimia kulturore. Unë them se koha e reagimit do të jetë shumë e shpejtë. Dhe gjërat kanë shkuar aty ku nuk durohet më. Diktaturat më të mëdha kështu janë rrëzuar sepse vërtetë këtu nuk po jetohet më. Opozita është në një aksion që sapo e ka nisur, ju patë bojkotin e sallës së parlamentit. Por ajo që është e sigurt është se deputetët e PD-së, do të shpërndahen në çdo degë, do të thirren qytetarët dhe do të bëhet protestë në çdo degë dhe cep të Shqipërisë. Tashmë kanë nisur takimet e deputetëve. Nuk ka pushime për Shqipërinë. Nëse nuk mbrojmë Teatrin, atëherë që nesër mund të prishet çdo objekt në Shqipëri’, tha Zhupa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco