Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

KPK e shkarkoi, gjyqtari-Hysit: Vasilika më ke zhgënjyer. Zbulohet pakti me PS

KPK e shkarkoi, gjyqtari-Hysit: Vasilika më ke zhgënjyer. Zbulohet pakti me PS

15:44, 11/07/2018
A+ Aa A-

Artan Lazaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nga procesi i vetingut doli se nuk justifikonte dot pasurinë. Por duket se Lazaj ka pasur një marrëveshje me socialistët gjatë kohës kur hartohej reforma në drejtësi.

Në rrjetet sociale në një koment të Vasilika Hysit, ai ka nxjerrë premtimin që i kishte bërë deputetja se ndihma e tij për reformën do të rezultonte si një vlerë e shtuar në dokumentet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Shikoni çfarë i shkruan ish gjyqtari deputetes së Partisë Socialiste.

Në seancën dëgjimore, të mbajtur më 2 korrik, KPK deklaroi se sipas ILDKPI gjyqtari Lazaj kishte kryer deklarim të rremë të pasurive, për të cilat rezulton se ai posedon sipas një kontrate sipërmarrjeje vetëm një apartament në kryeqytet, me sipërfaqe 159 metra katrore.

Image

‘Unë kam vetëm një pasuri, -theksoi gjyqtari,- edhe këtë shtëpi ende nuk e kam timen, e vetmja gjë që kam është një truall shkëmbor’.

Gjyqtari Artan Lazaj deklaroi se organet e vettingut nuk kishin llogaritur punën e tij në drejtësi për 10 vite, përderisa ai ka filluar punë në gjyqësor në vitin 1994. Duke i kujtuar KPK se e kishin bërë pronar edhe të një shtëpie në Bulqizë, e cila në fakt është shtëpia e fëmijërisë së bashkëshortes disa vite përpara se ai ta njihte.

‘Ju më llogarisni makinën, të cilën e mora gjate kohës që isha anëtar i KQZ,-deklaroi gjyqtari Laze,-dhe më pyesni pse e shita 5 mijë euro. Por e vërteta është se edhe sot në website ky automjet kushton 4800 dollarë, sepse ajo është makine e blinduar si ato që ju kanë vendosur juve në dispozicion.

Më tej gjyqtari tregoi se edhe kërkesat e herëpashershme të tij ishin për t’i treguar organeve të vettingut që të respektojnë standardet, sepse sipas tij nuk kanë lexuar asnjë nga provat e dorëzuara duke deformuar të dhënat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asd12/07/2018 08:43

Per keta duhet ruspa dhe pastaj dizinfektim e zorre uji.

Shoku " Shpati " 11/07/2018 18:05

Kur I shikon keta bythqira ne kete situate te vjen per te vjelle . I fusin njerzit ne burg pa iu dridhur qerpiku . Kur ju vjen rradha vrapojne te doktori te marrin raport per zemren . Pisa , e dine qe ne burg do ti qine ne bythe .

Tironci11/07/2018 16:30

Gjygjtari me te drejte ngren akuzen qe nuk i jane lexuar provat qe ka dorezuar ! Por gjygjtarit duhet ti kujtojme shprehjen "cfar ben ne det do ta hashe ne kripe" Besoj duhet ti kete pa numer rastet qe dhe ai ska lexuar provat qe te tjeret i kane dorezuar ne gjygjet qe ai ka qene gjyqtar

Shto koment

Denonco