Akuza e rëndë e ish-ministrit: Operacioni për 3.4 milionë eurot i gabuar, pronarët e eurove mbrohen nga shteti

Akuza e rëndë e ish-ministrit: Operacioni për 3.4 milionë eurot i gabuar, pronarët e eurove mbrohen nga shteti

19:25, 25/06/2018
A+ Aa A-

“Pronarët e eurove, mbrohen nga shteti”.

Akuza vjen nga ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili nëpërmjet një analize të shkurtër, e ka cilësuar  të gabuar operacionin e Policisë për kapjen e mjetit Toyota “Yaris” me milionat e eurove pasi sipas tij duhet që të ndiqeshin lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave.

Për Ylli Manjani, operacioni i bllokimit të eurove, është i njëjtë me operacionin e Maminasit ku u kapën 613 kg kokainë por që pronari i kontejnerit ku u gjet droga arriti të largohej.

Sipas ish-ministrit, ky nxitim bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave. Ai shprehet se policia po mbron kriminelët.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Edhe operacioni i kapjes së Toyotave me euro brenda, është profesionalisht jo korrekt! I gabuar madje!

Njësoj si kokaina e Maminasit…

Policia duhej të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave. Aty duhej bërë arresti në flagrancë dhe bllokimi i parave e mjeteve të transportit! Këahtu punon çdo polici në perëndim!

Nxitimi për të kapur Eurot, pas informatave të të huajve, bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave!

Qartësisht pronari/rët mbrohen nga shteti! Ndaj s’ka se si ti kapë policia!

Policia e Shqipërisë mbron kriminelët!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

flamuri26/06/2018 19:40

O krasas ! E dimë që merakun e madh e ke me Bashën. Se përse , ti e di. Por do të thoja se vërtetë duket sikur Basha e "dekonsipiroi" ardhjen e parave të pista të drogës duke akuzuar Ballën, por të jesh i bindur se po të mos kishte qenë ai denoncim publik i tij, as policia e as prokuroria nuk do ti kishte bllokuar ato para e do të kishin shkuar fshehurazi tek pritësit.. Ka informacione se të paktën edhe dy herë të tjera, me këto Toyotat kanë hyrë para droge në Shqipëri, ndonëse policia shqiptare ishte lajmëruar nga partnerët e huaj.

krasasi tp26/06/2018 10:03

Z.Manjani , ashtu si Ju as Une nuk e mbeshtes kete qeveri, Por perse struktura te shtetit apo sherbime te huaja nepermjet L.Bashes, dekonspiruan aksionin apo pergjegjesine policore.Pyetjes se kush dhe perse Ju si jurist i njohur ishte momenti ti drejtoheshit prokurorise.Qe te jesh me i vlefshem per interesin publik ,e di ca ke,kalo ne opozite .

I deleguari26/06/2018 06:10

Qe policia e shtetit mbron kriminelet, kjo nuk perben lajm . Rrasti vlen vetem per të kuptuar nqse Lulzim Basha, nepermjet atij denoncimi me parliament,eshte bashkepunetor apo thjesht nje debil-torollak i nevrikosur nga gajasja e Norieges dhe të tijeve!

Askushi 25/06/2018 22:04

Po kjo dihet, nuk eshte hera e par qe ndodh, oficer policije qe shpallen ne arrest dhe ikin pra arrestimit, kokaina....vari kkkkk

Shto koment

Denonco