Kokëdhima në Syri.net: Nëse situata në Shqipëri nuk ndryshon, do të kemi revolucion të dhunshëm

Kokëdhima në Syri.net: Nëse situata në Shqipëri nuk ndryshon, do të kemi revolucion të dhunshëm

18:27, 25/06/2018
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, i ftuar në Syri.net, ka deklaruar se situata në Shqipëri është alarmante.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili rreth situatës në vendin tonë, Kokëdhima tha se nëse kjo situatë nuk ndryshon atëherë do të kemi revolucion të dhunshëm popullor.

Sipas tij vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

‘Zgjedhjet e presupozuara nuk janë ngjarje për Shqipërinë, ndaç të bëhen ndaç të mos bëhen nuk kanë rëndësi. Shqipëria nuk bën zgjedhje. Shqipëria është një vend i kapur, këtu gjithçka ka rënë.  Nëse vazhdojmë kështu, ose do të zhbëhet Shqipëria, ose do të shkojmë në një revolucion shumë të dhunshëm’, tha Kokëdhima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco