Alibeaj: Policia e Shtetit po fsheh provat për lidhjet e Ballës me eurot e ‘Toyotas

Alibeaj: Policia e Shtetit po fsheh provat për lidhjet e Ballës me eurot e ‘Toyotas

18:02, 25/06/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike, akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor policnë e Shteti për të pastruar dhe fshehur paratë e drogës.

Në një deklaratë për mediat deputeti i PD Enkeled Alibeaj, tha se Policia e Shtetit u përdor nga Rama për të fshehur provat që lidhnin Taulant Ballën me paratë  e gjetura në ‘Toyota Yaris’.

Deklarata:

Policia e Shtetit nuk është më më shërbim të qytetarëve dhe nuk ka më objektiv luftën kundër krimit, por mbrojtjen e pushtetit kriminal të Edi Ramës!
Policia e Shtetit është shndërruar në policinë private të Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e pushtetit të tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. 
Pasi e vuri policinë në shërbim të trafikut të drogës së ministrit të brendshëm Saimir Tahiri;
Pasi e përdori policinë për të mbuluar dhe për të mbrojtur vëllanë trafikant droge të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj;
Edi Rama e përdori policinë për të fshehur të vërtetën për lidhjet e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me milionat e eurove, para të pista të drogës. 
Pasi heshti për 24 orë për kapjen e detyruar të 3.5 milionë eurove të drogës, Policia private e Edi Ramës gënjeu shqiptarët  për rrethanat, në të cilat drejtuesit e saj janë informuar për ngarkesën me Toyota Yaris, që po sillnin në Shqipëri milionat e parave të drogës. 
Policia e Shtetit është informuar nga partnerët për çdo detaj, që nga targa e automjetit transportues,  marka e makinave që transportohej, ku gjendeshin paratë dhe deri kush ishte garanti i tyre. 
Partia Demokratike deklaron me përgjegjësi të plotë se:
Taulant Balla ishte garanti për hyrjen në Shqipëri pa problem të milionave të drogës, që i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës që vepron kryesisht në zonën e Elbasanit. 
E vërteta është se policia shqiptare ka identifikuar ngarkesën nën presionin e një prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe është vënë menjëherë në shërbim të fshirjes së gjurmëve që do të çonin tek pronarët e vërtetë të parave të drogës. 
Policia ka vepruar njësoj si në rastin e drogës së Maminasit. Ka bllokuar ngarkesën në Portin e Durrësit, duke mos u lënë partnerëve asnjë mundësi që të ndiqnin se kush do të merrte rreth 3.5 milionë euro, para që vijnë mga shitja e drogës në vendet e Bashkimit Europian. 
Ky është bashkëpunimi më flagrant që një polici mund të bëjë me krimin e organizuar, duke konfirmuar plotësisht mbështetjen politike që trafiku i drogës dhe krimi kanë më Shqipëri. 
Edi Ramën, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Erion Veliajn dhe Taulant Ballën i lidh trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe ndërtimi i kullave. 
Janë këto para të pista të drogës që po pastrojnë me betonizomin e shfrenuar në Tiranë, me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe me ngritjen e kullave në territorin e Teatrit Kombëtar. 
Tani, askush nuk ka më dyshime për paralajmërimet e përsëritura të Partisë Demokratike se janë paratë e drogës, qe kanë zhvlerësuar euron në Shqipëri, që mundi i emigrantëve shqiptarë, të cilët u sjellin para familjeve këtu, kushton më pak për shkak të parave të pista të drogës. 
Jane paratë e drogës, janë lidhjet e pushtetit të Edi Ramës me krimin që u kanë mbyllur shqiptarëve dyert e Europës. 
Për fat të mirë, shqiptarët po binden çdo ditë se e vërteta është me Partinë Demokratike dhe se me Edi Ramën ky vend nuk ka të ardhme!

Ja VIDEO:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

XXIK25/06/2018 18:58

Si eshte e mundur qe policia e Durresitte hedhe romuze te dekonspirimit, kurmjete qe vijne , e qe do dorezohen ne dore te porositesit, i qenkan shmangur hetimit. BANALE,, e gjithe adresatura e korespondences se te kompromentuareve ne kete mesele zberthehet me nje here, gjithmone sipas dokumenteve police te ngarkesese porositesit, e kete policia nuk na e diterka por hedh romuzin e dekonspirimit, me qellim te maskimit te realitetit. Kjo pra eshte policia korekte, qe ia sjellin gatine taven e RAMES kontrabanden, e keta fillojne te bejne alibiraqe sie si per ta sfumuar e zvarritur procesin, vetem me qellimin e mbrojtjes te kontrabandisteve. Keshtu si po shkojne punet ne shqiperi. do themi na ka marre lumi. Nuk ka as polici, e as drejtesi. SHQIPERISE I VUNE ZJARR, SHQIPETAR

Shto koment

Denonco