E paralajmëroi në Kuvend/ Deputetja e PD: Ja kush e informoi Bashën për ‘Toyota Yaris’ me milionat e eurove

E paralajmëroi në Kuvend/ Deputetja e PD: Ja kush e informoi Bashën për ‘Toyota Yaris’ me milionat e eurove

17:06, 25/06/2018
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka thënë se kapja e sasisë prej 3.4 milionë eurosh dhe 80 mijë frangave në mjetin “Toyota Yaris” tregon se paratë e drogës po hyjnë në Shqipëri dhe rreziku është shumë i madh sepse vendi ynë po shkon drejt një ekonomie të kriminalizuar.

Sa I përket asaj se si ishte vënë në dijeni kreu i PD-së Lulzim Basha në lidhje me këtë çështje për të cilën akuzoi dhe Taulant Ballën , Dhurata Çupi theksoi se kreu I PD-së është vënë në dijeni nga agjencitë e huaja për rastin në fjalë.

Deputetja demokrate shtoi gjithashtu se kjo tregon se agjencitë e huaja nuk e besojnë më ministrin e Brendshëm dhe tek qeveria shqiptare por tek kryetari i opozitës.

“Sigurisht që e ngriti kryetari i opozitës këtë çështje se agjencitë e huaja besojnë tek opozita shqiptare që denoncon javë pas jave.

Kreu i opozitës tha atë që ka thënë, e rëndësishme është që kreu i PD-së vihet në dijeni nga agjencitë e huaja, nuk kanë pasur besim tek ministri i Brendshëm, tek qeveria por tek kryetari i opozitës i cili e artikuloi në Parlament.

Në këtë përfundim del çdo qytetarë,  nëse keyetarit të opozitës i jepet ky informacion atëherë do të thotë se  vetëm tek ai besojnë.

Problemi më i madh është se trafikimi i drogës dhe hashashit do përkthehet në miliona euro dhe ja erdhi dita. Imagjinoni sa makina do kënë kaluar në vendin tonë. Ky është një rrezik i madh për Shqipërinë. Sa miliona të tjera eura kanë kaluar? Këto kthehen në investime, ne po shkojmë drejt një ekonomir të kriminalizuar”, tha Çupi ndër të tjera. /Faxweb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco