3.4 milionë eurot, Basha: Ja ç'i lidh Tahirin-Xhafajn-Ballën-Veliajn, bosi Rama dhe pastrimi i parave në kulla

3.4 milionë eurot, Basha: Ja ç'i lidh Tahirin-Xhafajn-Ballën-Veliajn, bosi Rama dhe pastrimi i parave në kulla

12:09, 25/06/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka parë në thelbin e aferës më të fundit kriminale të zbuluar në vend: futjen në Shqipëri të miliona eurove të padeklaruara, kapur nga Policia në portin e Durrësit.

Basha tha sot nga selia e PD: "Çështja më e thjeshtë është: Ku do të shkojnë këto para? Se gjërat lidhen. Çfarë e lidh Saimir Tahirin – Fatmir Xhafajn – Taulan Ballën – Erion Veliaj? Çfarë i lidh këta të katërt përveç Edi Ramës, bosit të bosëve?! Çfarë i lidhur?! Trafiku i drogës , pastrimi i parave, ndërtimi i kullave! E gjithë kjo që bëhet, e gjithë zallamahia që bëhet për të rrëmbyer tokën e Teatrit, ato kulla do të ndërtohen për të pastruar këto para të krimit."

"Mund të them vetëm tre gjëra, - tha kreu i opozitës më herët. -  E para, që paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës, aktive, kryesisht në zonën e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri dhe e treta, Policia shqiptare ka qënë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar; është një nga vendet partnere që janë spektike përsa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, ne veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp25/06/2018 14:25

E gjitha me ngjan me retorike pordhetike.Se per cfare shkojne parat e droges dhe korrupsionit kete e dine te gjithe mbi 14 vjec e larte.U njoftua mafja dhe politikanet e lidhur me ta, per te mare masa dhe qe gjithcka te reduktohej ne pergjegjesine e "nipit te gjyshit".Pas 9 ditesh do kemi ne parlament nje dekllarate pordhetike me "rreze me te gjere veprimi".

Shto koment

Denonco