Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Basha: Ja 3 njerëzit që bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Të largohen!

Basha: Ja 3 njerëzit që bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Të largohen!

13:34, 12/06/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të posaçme para mediave lidhur me hapjen e negociatave dhe mesazheve nga BE-ja që po vijnë njeri pas tjetrit. Basha deklaroi se hapja e negociatave lidhet me të vërtetën dhe jo me fasadat e kryeministrit dhe theksoi se janë tre persona që po e bllokojnë integrimin: "Urgjent largimi i Fatmir Xhafajt dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Tahirit, - tha Basha. - Rama duhet t’i bindet vullnetit të shqiptarëve ose duhet të largohet!"

Basha deklaroi: "Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga vendimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane, mesazhet e Europës po bëhen çdo ditë e më të qarta. Hapja e negociatave dhe integrimi i Shqipërisë në BE nuk është proces reklamash dhe lobimesh personale. Është një proces i vërtetë i veprimit dhe sjelljes si europiane. Strategjia e Edi Ramës, përmes krijimit të një fasade të rremë që gjërat në Shqipëri shkojnë mire, ka dështuar. Fasada ka rënë. Qeveria është lakuriq para botës.

Sot nuk ecin më gënjeshtrat, mashtrimet, kërcënimet dhe fajësimet e të tjerëve. Mesazhet e djeshme të zvkryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave, se Tahiri është peshk i madh dhe Xhafaj duhet të largohet, janë pasqyra e vërtetë e gjendjes në Shqipëri dhe prova se gënjeshtrat nuk ecin. Numri dy i Kancelares Merkel në Grupin Parlamentar CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul, Zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, përgjegjës për politikën e jashtme, të sigurisë dhe Këshillin e Europës, dhe Kreu i Grupit te Punës për Ballkanin Perëndimor foli qartë kur deklaroi se:

1. Duhet të zhbllokohet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe të krijohet SPAK.

2. Është rritur trafiku i të gjitha drogave.

3. Reforma zgjedhore kusht i rëndësishëm për hapjen e negociatave.

4. Emërimet në administratë, janë në shkelje të ligjit.

5. Peshqit e mëdhenj janë të paprekur, në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël.

6. Tahiri është peshk i madh. Çështja e tij është një pengesë reale për hapjen e negociatave.

7. Fatmir Xhafaj është në konflikt interesi dhe vazhdimi i tij në detyrë bie ndesh me standartet europiane të sundimit të ligjit, rrjedhimisht dhe moslargimi i tij është pengesë për hapjen e negociatave. Wadephul tregoi se e vetmja gjë që na shpëton është e vërteta.

Zgjedhja që kemi sot përpara nesh është e qartë: Nëse duam Europën, Samir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët dhe pushtetarët e lidhur me trafikantët. Nëse duam Europën Fatmir Xhafaj duhet të largohet. Nëse duam Europën, qeveria duhet të luftojë dhe jo të mbrojë korrupsionin, krimin dhe trafikantët. Nëse duam Europën, duhet të bëjmë reformë zgjedhore dhe të ndalim njëherë e përgjithmonë shitblerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve. Rama, Tahiri, Xhafaj janë sot pengesat kryesore të integrimit në BE. Është e qartë se çfarë duan shqiptarët: Shqiptarët duan Europën. Shqiptarët duan hapjen e negociatave. Ndaj është urgjent largimi i Fatmir Xhafës dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Saimir Tahirit. Zgjedhja është e shqiptarëve dhe jo e Edi Ramës. Edi Rama duhet t’i bindet vullnetit të njerëzve ose të largohet."!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Popull13/06/2018 12:32

Edvinin na i dhurove ti. Taven ja bere ti dhurate ta kishte te gjithen vete. Ik me mire e mos dil me. Lere dike tjeter ne ate vend. Je djale qytetar, vetem kaq

Finok12/06/2018 15:08

Rri ore aman mos fol ti per Gjykaten Kushtetuese dhe SPAK kur sa here vete ne parlament bllokon punimet o ditezi

Mira12/06/2018 15:05

E ke pyet ndonjeher veten pse nuk te duan nderkombetaret?? Pervecse nuk ke bere asnje pune ke vrare dhe ke vjedhur shqiptaret o zoteri.

ardi. pg 12/06/2018 15:01

Po si mund te flasi ky per areformen dhe krijimin e spak kur ky u fut si mi ne cader kur erdhi koha qe te votonte reformen

Shto koment

Denonco