Aktori Bujar Asqeriu: Kësaj qeverie i ka ardhur fundi

Aktori Bujar Asqeriu: Kësaj qeverie i ka ardhur fundi

13:28, 12/06/2018
A+ Aa A-

Aktori i njohur i teatrit dhe i kinemasë, Bujar Asqeriu, shpreson se deputetët socialistë nuk do ta votojnë draftin e qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Asqeriu i sheh vendimmarrjet arrogante të Kryeministrit si elementë të diktaturës.

Sipas tij, Presidenti francez Macron s’do guxonte kurrë të rrafshonte Komedinë franceze për asnjë tjetër projekt.

I pyetur për projektligjin me te fundit te qeverise qe i hap rruge prishjes se godinës se TK dhe ngritjes së një kompleksi kullash nga një firmë private bashkë me teatrin, Asqeriu thotë se lajmi i ka ardhur në mënyrë të beftë.

“Sigurisht si të gjithë artistët ky lajm na erdhi në mënyrë të beftë dhe të papritur, ky vendim i njëanshëm dhe apriori që do t’i çohet Parlamentit.

Unë jam i bindur se Parlamenti nuk do ta votojë këtë ligj, sepse ndër deputetët edhe të maxhorancës, unë mendoj se ka qytetarë, ka njerëz me shpirt prej artisti të cilët do të mbështesin propozimin e artistëve shqiptarë për mosshembjen e institucionit të kujtesës, kulturës dhe traditës shqiptare”- thotë ai për “Panorama“.

Sipas tij, ata nuk mund të bëhen pjesë e një krimi kulturor.

“Prandaj, unë mendoj se ky draft nuk do të miratohet dhe më vjen keq se qeveria shqiptare nuk ka zemërgjerësinë që të dëgjojë zërin e artistëve shqiptarë. Një qeveri që hyn në konflikt me artistët, është një qeveri që i ka ardhur fundi, nuk ka ku të shkojë më.

Nuk ka vend të botës që artistët të konfliktohen me qeverinë. Ky konflikt ka ndodhur dhe më parë kur Kryeministri ynë ishte ministër Kulture dhe atëherë kanë fituar artistët. Unë kam mendimin absolut se artistët janë më të respektuar dhe më të dashur nga publiku sesa politikanët që na drejtojnë”– thote ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Popull13/06/2018 09:09

Ndoshta vetem ju artistet mund ta shkundni kete popull nga gjumi qe i ka zene. Qeveria me arrogancen e vet nuk do tja dije. Opozita ka bere marreveshjen dhe ja dhuruan dhe nje here per 4 vjet qeverisjen. Tani vetem ju artistet mund te zgjoni popullin nga gjumi. Sic ndodhi me armet kimike. Por duhet te mos percaheni o Bujar. Te gjithe te bashkuar nuk kane se cju bejne. Keni popullin me vete se ju nuk po ngriheni per pushtet por per nje te drejte se po shkatrojne shtepine e artit. Dhe thone qe nuk ka profesioniste. Por ke quan ai profesionist, veten qe ne asnje fushe nuk ka shkelqyer, po profesionist qe genjen ne diten me diell jo vetem popullin e tij por dhe nderkombetaret. Qe e ka mbushur administraten me militante injorante qe nuk dine te mbajne stilolapsin te shkruajne, apo hajdute qe vjedhin nen siglen e partise, jane "ripjellja"

Daj Jaku12/06/2018 14:05

Bujar me emër e bujar nga shpirti miku im Bujar Asqeriu. Artistë të mëdhenj, të denjë për të udhëhequr një popull të asgjësuar në rrugën drejt zgjimit të koshiencës, drejt lartësimit të shpirtit, por të nëpërkëmbur nga armiku më i madh i artit e kulturës, nga antiartisti, nga pjella më mediokre e sistemit të errësirës. O popoull i drobitur, i vuajtur, i shtrydhur, i errësuar, ngrihuni në përkrahje të elitës tuaj, të bijve më të mirë, të shpirtrave të lartësuar në kauzën e tyre të drejtë. Zullapit të ngjitur mu në majën e fikut i mjafton një shkundje e thjeshtë që të gremiset me gjithë çka. Mos ta humbasim rastin, ti bashkohemi elitës së artistëve, kjo lëvizje nuk ka lidhje me politikën por me interesat e njerëzve. Kuksianët ja kanë krisur pemën e fikut, edhe një shkundje i duhet për tu gremisur. Mos u dorëzo o zemërtrimi Bujar me shokë shumë.

Shto koment

Denonco