VIDEO/ Dash Shehi, një fjalim brilant që nuk duhet ta humbisni

VIDEO/ Dash Shehi, një fjalim brilant që nuk duhet ta humbisni

14:14, 31/05/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Dashamir Shehi njihet për fjalimet e tij, me një gjuhë të thjeshtë dhe të kapshme për të gjithë.

Edhe sot në Kuvend, Shehi ka mbajtur po një fjalim brilant që mund ta dëgjoni ose lexoni të plotë më poshtë.

Fjalimi i Dash Shehit:

Do më pëlqente të flisja në rrethana të tjera por megjithatë ja vlen. Kjo që do të them kërkon pak qetësi se ka një metaforë të madhe. Kam menduar që për të folur jam nga ato të zotët, por ka dalë një italian që ma kaloka për analizë, qenka mjeshtër fare.

Ky qenka nona e analizës, e quajnë Karlo Alberto Rosi dhe ka bërë një analizë për situatën e Shqipërisë që të vjen dhe për qeshur dhe për të qarë, më shumë për të qarë. Thotë: Doni Tortugën apo Europën?

Tortuga është një ishull piratësh i 1600-1700. Pasi vidhnin anijet poshtë dhe përpjetë, horrat e Karaibeve mblidheshin tek ky ishulli. Aty martoheshin dhe rrisnin fëmijët. Kishin dhe një kishë. Duke parë situatën e Shqipërisë ky zotëria italian ka bërë një analizë të gjithë deklarimeve të Ministrit të fundit që thotë:

-Herën e parë, nga ky neni që kemi devijuar në parlament nuk përfiton im vëlla se ka pasur avokat.

-Së dyti, im vëlla ka qenë kaq i ri sa duhet ti falim mëkatet.

-E treta, nuk kam përgjegjësi, thotë, për atë që ka ndodhur me tim vëlla.

-Së katërti, nuk ka shkelur asnjë ligj të Shqipërisë dhe nuk ka pse dënohet në Shqipëri.

-E pesta, nuk kam pas asnjë kërkesë nga italianët kështu që nuk kam si ta marr nën arrest për ta ekstraduar.

Ligji antimafia nuk mund të zbatohet se nuk ka bërë gjë në Shqipëri.

-Dhe në fund fare thotë, për integritetin tim personal do të vazhdoj luftën ndaj krimit.

Vimë tek pjesa e Tortugës.

Ju shqiptarët thotë, na drejtohet italiani jo vetëm vëllait të Ministrit  dhe Ministrit por të gjithëve ne, mendoni se Europa është Tortuga? Që ju të vidhni, të grabisni, të vini këtu dhe tu shisni drogë fëmijëve tanë, të vidhni vilat tona?  Kriminalizon të gjithë shqiptarët dhe thotë paskeni të drejtë të ktheheni tek Tortuga juaj, të jetoni të lirë pasi keni grabitur shtëpitë tona, të jetoni të lirë në parajsën tuaj të krimit që është Tortuga e Europës. Të gjithë ne fshihemi tek Tortuga jonë, asnjë nuk ka kurajo të thotë që ky vend është një ishull krimi, e qeveris një qeveri krimi dhe kriminelët këtu kanë strehën permanente. Ky është perceptimi që ka sot Europa për ne. Dhe këtij perceptimi i vuri vulën kjo qeveri që është këtu mbrapa.

Fqinji jonë ku kemi çuar 40 mijë studentë për të studiuar, 500 mijë emigrantë thotë: Ju shqiptarët doni Tortugën apo Europën?! Europa ka rregulla të tjera nga ato të Tortugës, fatkeqësisht ne sot përveç emrave që kishte Shqipëria i shtuam edhe një emër tjetër, Tortuga, një ishull i famshëm për poshtërsitë e veta tre shekuj përpara.

Na kanë kthyer tre shekuj mbrapa me botën e krimit që e kanë mbrojtur, e mbrojnë përditë këtu dhe vazhdojnë me këmbëngulje të justifikohen sikur kjo u vjen nga opozita.Kjo që ka ndodhur në Shqipëri ka ardhur nga këto zotëri që janë këtu mbrapa meje dhe sa kohë të jenë këta ne do të na quajnë Tortugë, madje kam frikë se do të gjejnë edhe një ishull tjetër më famëzi për Shqipërinë tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi31/05/2018 17:35

derri do plum, ky popull vret vellan per nje vij uji, vret njeriun per nje parakalim te gabuar, vret gruan per gomarlleqe, dhe ule kurrizin krimineleve, bandave, te veshura me pushtet. ky popul dhe ne 91 nuk do te ngrihej, komunizmi do te vazhdonte te jetonte sa te donte, ishin rrethanat e europes, botes qe beren te mundur dhe rrezimin e komunizmit tek ne. Tashme pupulli ha nje kafshat buke, dhe fle gjume. i bejne gruan, i bejne nenen, i bejne vajzen, ja bejne atij vet ne b""the, ai nuk do te reagoj, e quajn k"""re dhe ai nuk fyhet, ai nuk reagon. Fatkeqsisht keshtu do te vazhdoj, Populli eshte [opull (populli i thjesht) po ku jane intelektualet, qe vetem dine te bejne kritizerin, dine te bejne llapaqenin, dhe nuk bashkohen, nuk dalin ne krye te popullit dhe ta zgjojne, ta ngren (se vazhdojne te rrine si ai i Rames koke ulur...) . Te gjithe e kuptojne, te gjithe e shohin realitetin, te gjithe jane ok me katastrofen qe po na vjen, por asnje nuk reagon. Kenaqemi me fjalet hyjnore te Dashamirit, qe eshte shume i vetem, dhe shume pak per te shpetuar vendin. zgjohuni o milet zgjohuni.....faleminderit Dash per cka po i jep ketij vendi, per cka na jep neve..zoti te ndimoft..

Daj Jaku31/05/2018 15:57

Si gjithmonë shumë i madho o Dash. Çfarë me të thanë ma tepër? Emra dhe epitete na kanë vënë e do vazhdojnë të na venë, bile as Shqipëri e shqiptarë nuk na quajnë, me përbuzje "i albanesi", si me qenë të zgjebosur. Në vitet e rinisë na priu fati, ishim të parët në nderim, por tani në moshën madhore asht kthy harta së prapthi, jemi kthy në kryeshtetin (edhe pse të vegjël sa një gogël) e poshtërsisë. Që në momentin kur na hodhën epruvetën me virusin e komunizmit, (më keq se virusi HIV i sidës), kemi mbaruar me të tërat, edhe shpresa na ka vdekur. Ky virus nuk na shqitet më, nuk del SIDA pa e vdekur organizmin ku ka hyrë, për të vdekur bashkë me të, pra më keq se kanceri sepse është edhe ngjitëse, "ngjitet duke bërë dashuri", kjo është tortuga jonë. Prandaj ikin bijtë tanë në kërkim të shpresës, për të harruar origjinën e për të fshirë emrin e urryer "albanese". Dëgjoni o shqiptarë birin tuaj Dashin! Ngrihuni për ta kthyer shpresën fëmijëve tuaj, për ta fshirë një herë e përgjithmonë "tortugën albanesi" nga faqja e Shqipërisë, ti themi pas sodit me krenari vehtes "Shqipëri e shqiptarë", Kët marre askush se do, kët faqe të zezë gjithkush e dro, ta çrrënjosim SIDA-n e komunizmit me gjithë këlyshët e saj të pashërueshëm për ta shëruar e ringjallur Shqipërinë dhe shqiptarët, të nderuar kudo në Botë.

Avni Dangellia31/05/2018 15:21

Nuk munden hajnat e sigurimsat e kuq me hartime rreth votres apo me vikatje... Njerezit duan derman...!!!!!

Shto koment

Denonco