Gjiknuri akuza Bashës, Paloka: Prokuroria ka dosjet e tua ... tik, tak, tik, tak Damian

Gjiknuri akuza Bashës, Paloka: Prokuroria ka dosjet e tua ... tik, tak, tik, tak Damian

12:49, 30/05/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe Damian Gjiknurit në lidhje me gjendjen ku ndodhen minierat në Bulqizë.

Gjatë fjalës së tij, kreydemokrati Basha tha: Kam vizituar sot Selim Zenelin, një nga dy të plagosurit në aksidentin e djeshëm në minierat e kromit në Bulqizë, i cili ka pësuar fraktura, por ndodhet, fatmirësisht, jashtë rrezikuar për jetën.

Pas deklaratave të Bashës ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Ky i fundit shkruan se regjisori i Babales sot i është rikthyer politikës së korbave, ndërsa thotë se qeveria Rama po paguan faturat e vjetra.

‘Regjisori i Babales ju rikthye sot politikës së korbave duke përdorur politikisht fatkeqësitë njerëzore dhe aksidentet në punë gjatë aktivitetit minerar.

Luli e di shumë mirë se ajo çka vazhdojmë ta paguajmë sot është fatura e “babale partisë” së tij dhe qeverisë në të cilën ishte pjesë, që parcelizuan në mënyrë kriminale çdo vendburim minerar duke u bërë shkak për rritjen e aksidenteve’, thotë Damian Gjiknuri në reagimin e tij.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar ashpër nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Me një shënim të shkurtër Paloka thotë se gati janë dosjet e Gjiknurit e lidhjet e tij me drogën e krimin.

‘Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot, për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela.

Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër.

Tik tak tik tak Damian....’, shkruan nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bobolja31/05/2018 16:11

Gjiknuri i qeverise rama2 eshte fiks fare si Ilir Beqja i qeverise rama1 Tik Tak, Tik tak Damian Gjiknuri, numurimi ka filluar.......

indre30/05/2018 13:59

Ministri Gjiknuri eshte njeriu me i ndyre dhe bile me i korruptuari nga te gjithe ministrat e rames Eshte nje gjysem monster e gjysem njeri

Shto koment

Denonco