'Dosja Tahiri', prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara marrin në pyetje Moisi Habilajn

'Dosja Tahiri', prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara marrin në pyetje Moisi Habilajn

11:29, 30/05/2018
A+ Aa A-

Dy prokurorët shqiptarë, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara ndodhen sot në Katania për të marrë në pyetje, Moisi Habilajn, kreun e një bande kriminale të trafikut të drogës, e cila dyshohet se ka pasur mbështetjen e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në aktivitetin e saj nga Shqipëria në vendet fqinje. 

Dy prokurorët do të marrin në pyetje edhe dy anëtarët e tjerë të grupit Habilaj, Nezar Seitin, "financierin" dhe Meridian Sulajn. 

Seanca me Mosi Habilajn dhe dy të akuzuarit e tjerë ka rëndësi të veçantë për të zbuluar implikimin e Saimir Tahirit, ish-ministrit, tanimë pa mandat politik dhe deri dje në arrest shtëpie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco