Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Denoncimi/ Edi Rama vendos masën për Saimir Tahirin! Prokurorja kërcënon gjyqtaren

Denoncimi/ Edi Rama vendos masën për Saimir Tahirin! Prokurorja kërcënon gjyqtaren

22:24, 27/05/2018
A+ Aa A-

Nesër do të zhvillohet seanca gjyqësore e SaimirTahirit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, me kërkesë të ish-ministrit të Brendshëm, i cili ka kërkuar që ti hiqet masa ‘arrest shtëpie’.

Por burime brenda prokurorisë së krimeve të Rënda, bëjnë me dije se gjyqtares që do të gjykojë nesër Tahirin i është bërë presion nga ana e prokurores me urdhër të kryeministrit Rama, që të lërë Tahirin me arrest shtëpie.

Denoncimi i Oficerit të Policisë Gjyqësore është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Kryegjykatësi, kryeprokurori, kryekushtetues Rama vendos për masën e sigurisë së Saimir Trafikut!

OPGJ dixhital denoncon kërcënimin nga kryegjykatës dhe kryeprokuror Rama me hekura të gjyqtares që vendos nesër për Tahirin!

Lexoni mesazhin e OPGJ dixhital. sb

“Mirembrema dr Jam nje opgj po te coj nje informacion.

Diten e gjygjit te mases se sigurimit te Gjykata e Krimeve te Renda,me urdher direkt kryeministrit Edi Rama, Prokurorja e Krimeve te Renda znj.Donika Prela i ka bete presion Gjyqtates se seances per ta lene Samir Tahirin ne arest shtepie.

Duke i thene po nuk e bere do te ve hekurat ty.

Kete informacion e keni shume te sigurte!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodran27/05/2018 22:55

Kte mund ta kete shkruar Tao Balla,Doktor,sepse te qojne info te gabuar per ta lene te lire Tahirin...gjasme kan thene qe ta lejne ne arrest shtepie por per ta nxjerr jasht...

Shto koment

Denonco