Basha, Lu e Nishani krah për krah, ja çfarë i bashkon...

Basha, Lu e Nishani krah për krah, ja çfarë i bashkon...

20:48, 18/05/2018
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Bujar Nishani, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu u shfaqën krah për krah njëri-tjetrit në një aktivitet ku është dekoruar Drejtori i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff.

Në të njëjtin rresht është edhe Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Ambasadori amerikan ndodhet në krah të Nishanit dhe Bashës.

Diplomati amerikan tha pak ditë më parë se do ndjek me vëmendje denoncimet që po bëhen nga opozita lidhur me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. PD publikoi një video ku shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm në një bisedë lidhur me trafikun e drogës.

Video është kundërshtuar nga Kryeministri Rama, i cili ka marrë në mbrojtje ministrin e Brendshëm, në një skemë të ngjashme me atë të mbrojtjes së Saimir Tahirit muaj më parë.  Ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet lidhur me denoncimet, ndërsa Rama ka folur për një ekspertizë që i është bërë videos nga një studio, por pa përmendur emrin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco