Niko, e verteta është që je elegant me miqtë. Madje edhe me mua si mik shumë herë më jep vlera më tepër se sa kam.
Edhe unë i respektoj dhe mundohem të jem korrekt me miqtë. Por, me “miqtë” politik dhe mediatikë më ndan detyrimi për të thënë sa më shumë të vërteta për lexuesit e “Syrit”.
Besoj e mban mend Niko, kur të pyesja vjet pas shkatërrimit të PD-së nga Basha: Si ka mundësi që po i bën avokatin një njeriu qe i la zgjedhjet në tavolinë?
Përgjigjia jote e sinqertë ishte: E kam komshi në Qerret dhe më vjen keq se po e sulmojnë të gjithë. Dhe, sot ma bëje pronar të portalit, dhe kë? Lulin që nuk shpenzohet të bëjë opozitë e jo më të mbaj gazetarë!!!!
Lexo edhe:
SHENIM - Gazetar, apo avokatë të drogës?!
Unë komshinjtë i respektoj në lagje, në kafe, madje ata që merren me sport siç është rasti i Ilir Metës edhe më shumë, por jo në Web. Në Web respektoj lexuesin.
Vetëm këtë ndryshim kemi bashkë në raport me miqtë. Madje edhe me miqtë e përbashkët që i kemi të shumtë.
Fakti qe Fatmir Xhafa mund të ketë qenë më serioz se Saimir Tahiri, nuk e bën atë të pafajshëm. Sa për ata “gazetarë” që të kanë thënë që mos i kthe përgjigje se nuk ja vlen, të njëjtën gjë më thonin edhe mua për ty, kur i paguaja më shumë se veten.
Të marrësh një revistë në gjuhë të huaj në dorë e të dalësh për vrap që të të shikoj lagja, nuk të bën as gazetar profesionist, e as nuk të dobëson. Madje të trash nga koka. Kështu ndodh me njërin tek ne Niko, me njërin që s’kupton asgjë.
Lexo edhe:
Përgjigje e detyruar: T’i përgjigjem ‘SYRI-t’ të Çimit!?
Dhe e fundit, titulli i “Syrit” mbyllej me (?). Por kur e mbron prej një jave një ministër që ka rënë në rrjetën e trafikut qoftë edhe prej vëllait, ka detyre ligjore ta arrestojë por nuk e bën, madje e mbron dhe e trajton si biznesmen, ka detyrimin edhe vetë ti nënshtrohet ligjit “antimafia” por prapë nuk e bën, një pyetje bëhet mik.
Ore çfare po ndodh me gazetarët?
Gjithsesi ishte detyrimi im të sqaroj si mik, pasi sot nuk na lexon njeri as mua e as ju, jo e jo ata te tjerët që janë në foton e shënimit te “Syrit” e po numërojnë apartamentet nga Tirana, në Lalz e së fundmi në Spille.
Sot është dita e Ambrozias, gazetares së terrenit qe na nxori të gjithëve nga loja me një pyetje shumë të thjeshtë, pyetje që asnjeri prej jush nuk e bëri.
© SYRI.net
Përgjigjja e Çimit është korekte, e Lesit më korekte se e Çim Pekës, sepse pavarësisht nga akuza ndaj Lesit, replika e tij ishte shumë korekte, kur mund edhe ta kishte tepruar pak.
Bravo.
Eshte koha e Ambrozias, eshte koha e te gjithe gazetareve, intektualeve, petagog e profesr, doktorra e inxhinjera, te bashkohen ne te drejten qe duhet te gezoj ky venede dhe te mos perfundoj ne kthetrat e mafies.
Elegante; mjaft me finesë replika e z Peka!