VIDEO/ Ja pamjet, si e detyroi gazetarja Edi Ramën të braktisë konferencën

VIDEO/ Ja pamjet, si e detyroi gazetarja Edi Ramën të braktisë konferencën

14:09, 18/05/2018
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e mesditës së sotme kur Edi Rama ka vendosur që të braktisë konferencën për mediat pas pyetjes së gazetares së FaxNews.

Pyetja ishte:

A nuk ka PS njerëz, që nuk ka vëlla apo kushëri të lidhur me drogës që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?

Kjo pyetje ka nxjerrë Edi Ramën nga vetja e tij, duke vendosur që të braktisë konferencën për mediat.

Rama: Kishe dhe një merak të fundit. Jepjani mikrofonin që ta heqë merakun.

Gazetarja: Në fakt, meraku im lidhej me pyetjen që ju bëra. Si ndiheni kur dy personat që i keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari është në arrest shtëpie për trafik droge dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllanë. A nuk ka në PS përfaqësues që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Rama: së pari, njëhërë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Dhe së dyti, pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla që, a do të ishte i gatshëm ai pronari juaj që të jepte llogari për vëllanë e tij?!

Gazetarja: Unë po ju pyes ju sepse jeni kryeministër dhe qeverisni vendin...

Rama: Jo, më falni, nuk jemi duke bërë debat. Ju bëtë pyetjen dhe kërkoni përgjigjen nga unë, apo jo?! Dhe përgjigja ime është kjo: Pyesni pronarin tuaj dhe thojini a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllanë e tij se janë dhe në të njëjtën fushë të dy?!

Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin, me qeverisjen e vendit. Kështu që nuk e gjej qeverisjen tuaj me vend. Unë ju pyeta pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një ministri, pse duhet të kemi gjithmonë ministra që implikohen në këtë sjellje për shkak se ajo ëhstë një nga ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve që nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare, për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo ëhstë pa etikë. Rregullat...

Gazetarja: Absolutisht nuk është propagandë.

Rama: Të lutem...rregullat...

Gazetarja: Nuk është propagandë, është pyetje referuar zhvillimeve të fundit . Kemi një ish-ministër që është në arrest shtëpie për trafik droge dhe kemi një ministër të Brendshëm që akuzohet se i ka krijuar imunitet të vëllait. Pyetja ime është përse duhet të jenë gjithmonë persona të tillë të implikuar në rate të tilla dhe të akuzuar? Nuk është propagandë.

Rama: Unë u tregova shumë respektues...

Gazetarja: Dhe unë jam shumë respektuese por nuk pranoj të thoni që po bëj propagandë. Sepse nuk ëhstë propagandë. Është thjesht një pyetje.

Rama: Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besim24/05/2018 10:43

Po t'a dija ku të gjejë kur te vi ne Shqiperi për pushime , do të jepja një dhuratë të mirë vetëm se e largove nga dala kryeministrin jo më shumë e polici por me mençuri. Të lumtë

Genti19/05/2018 22:59

Mir qe ka femra me bole se burrat....aha,s kan bole,bura si Vangjeli,Nazarko,Mut Nano e kompani jan bura me nje r dhe me vagin,dhe shum bole-lepirés

Gjoni18/05/2018 18:25

Bravo gazetare! Hajde dru më pre!

Daj Jaku18/05/2018 16:43

Ku je katandisur o i shkreti i marrë, "marrëzia e madhështisë", madhështi vetëm në dimensionet e kokës dhe trupit, por edhe të hundës me dy zgavrat e kokainës.

Askushi18/05/2018 16:22

Ravo gazetares kurajoze

Krist18/05/2018 16:03

Bravo te forte per kete gazetare kurajoze.Rama eshte mesuar me legenat e tij,qe e komplimentojne ne cdo rast,dhe me kete gazetare trime,i mbeti sharra ne gozhde.Gazetarja,nuk e la qe te manipulonte me fjale,sic e ka zakon,por e mbertheu me argumente,si dhe nuk e lejoi qe pyetjet e saj,t'i konsideronte-propagande.

Krist18/05/2018 16:01

Bravo te forte per kete gazetare kurajoze.Rama eshte mesuar me legenat e tij,qe e komplimentojne ne cdo rast,dhe me kete gazetare trime,i mbeti sharra ne gozhde.Gazetarja,nuk e la qe te manipulonte me fjale,sic e ka zakon,por e mbertheu me argumente,si dhe nuk e lejoi qe pyetjet e saj,t'i konsideronte-propagande.

stavri18/05/2018 14:46

I lumte gazetares. Me ne fund nje gazetare me shtylle kurizore, faleminderit zonjushe e shkaterrove kryeministrin suksese te metejshme

Toni18/05/2018 14:39

Turp, turp, turp... Kryeministri me i pa afte ne historine Shqiptare...

Qytetar18/05/2018 14:24

me ne fund nje gazetar qe me logjike te ftohte dhe integritet personal ja mbyll gojen nastradinit qe kemi per kryeminister

Shto koment

Denonco