A u arrit qëllimi i protestës?

A u arrit qëllimi i protestës?

Nga Hysni Gurra - 08/10/2024

Përgjigjja e kësaj pyetje është subjektive, në bazë të pritshmërive që kanë simpatizantët e PD dhe partive opozitare, shqiptarët, me dhe pa parti, gazetarët apo qoftë edhe pushteti nga opozita.

Por ka një emërues të përbashkët të kësaj proteste. Të gjithë presin më shumë nga opozita, dhe kjo është gjë jashtëzakonisht e mirë.
Kjo do të thotë se opozita është rikthyer si shpresë.

Një ditë para protestës pritshmëritë e mia për protestën ishin se ajo duhet t’i ngjante këmishës së një gruaje; “mjaftueshëm e gjatë për të mbuluar subjektin, dhe mjaftueshëm e shkurtër për të ngjallur interes.”

Dhe, një ditë më pas, kjo protestë, besoj unë, ishte e tillë.

Ishte mjaftueshëm e dhunshme dhe la hapur potencialin për të qenë edhe më shumë e tillë, gjë të cilën duhet theksuar, e presin shumë demokratët, por edhe komentatorët politikë.

Kjo protestë gjithashtu arriti të çajë bllokadën ndërkombëtare mediatike dhe politike. Bllokadë e manipuluar nga paratë e mafies dhe krimit shqiptar të Rilindjes.

Por protesta arriti edhe të heshttë edhe ambasadorokracinë e paguar nga Rama e Soros në Tiranë.

Të gjithë e panë se si ambasadorët njëzeri reaguan për ca kërcaska para bashkisë së Tiranës, apo edhe për karriget e djegura të parlamentit.

Këtë herë nuk reagun. Jo se kanë frikë, por ata nuk reaguan për 3 arsye;

1- Panë shumicën e popullit shqiptar në shesh.
2-Panë potencialin destabilizues që ka kjo shumicë që është vjedhur e mjeruar nga Rilindja, shumicë e cila nuk mashtrohet dot më as nga Rilindja, as nga ata.
3- Dhe, mediat më të mëdha të vendeve të tyre u hoqën mundësinë e manipulimit të qeverive të vendeve të tyre. Nëse protesta s’do kishte patur jehonë në mediat ndërkombëtare, ata edhe mund ta mendonin që të bënin reagime të porositura. Por media ndërkombëtare buçiti se Shqipëria ka një shumicë që nuk pranon më të qeveriset nga mafia. Ka një shumicë që nuk pranon më t’i mbahet lideri në burg me urdhër politik.

A duhet të bëjë më shumë opozita në protestat e ardhshme? Sigurisht.

A duhet që krahas intesifikimit të aksionit të mosbindjes civile të intesifikojë cilësisht ofertën politike, me njerëz të ndershëm, të formuar e të lexuar?

Sigurisht edhe kjo duhet të ndodhë, sidomos tani që po provohet çdo ditë e më shumë se opozita ka ringjallur shpresën në këtë vend.

Ringjallja e shpresës është një lajm shumë i mirë që u konfirmua në protestën e 7-tetorit, por është njëkohësisht edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco