Kur padrejtësia bëhet LIGJ, rezistenca bëhet detyrim...

Kur padrejtësia bëhet LIGJ, rezistenca bëhet detyrim...

Nga Dr. Zekri Palushi - 01/10/2024

Nga Dr. Zekri Palushi, Australi

(Të gjitha rrugët të çojnë tek Soros)

Bashkatdhetarë të nderuar! Tashmë, edhe bota perëndimore ka filluar të zgjohet ndaj regjimit narko-kriminal të Edi Ramës. Këtë e shohim qartë nga reagimi i mediave të tyre mjaft serioze, ku ata analizojnë me fakte konkrete, ngjarje të ndryshme, në themel të të cilave qëndron kriminaliteti, krimet korruptive, dhe korruptuese, të niveleve kombëtare, dhe ndërkombëtare, që drejtohen nga ligjvënësit, dhe ligj-zbatuesit e vendit tonë, nën  mbrojtjen e plotë të ligj-mbrojtësve socialist, apo shkurt mund të themi: nga qeveria e Edi Ramës, e kështu, i kemi përmbledhur të gjitha. Reagimi i fuqishëm i këtyre mediave tregon se këto vende janë mjaft të shqetësuar, jo për faktin se ku ka arritur Shqipëria jonë, nën këtë sundim tiraniko-korruptues, por se valët kriminale me epiqendër Tiranën, po përhapen me shpejtësi, drejt vendeve të tyre, me konsekuenca trishtuese në jetën e përditshme të këtyre popujve.

Vargjet e pastorit gjerman, Emil Niemoller (1892-1984), që gjenden të vendosura në Përmendoren e Holokaustit në Amerikë, me subjekt, nazistët hitlerianë: “Kur ata (nazistët) filluan të përndiqnin komunistët, unë nuk fola, sepse s’isha komunist; kur ata përndoqën socialistët; unë nuk fola, sepse s’isha socialist; kur ata përndiqnin sindikalistët unë nuk fola, sepse s’isha sindikalist; kur ata përndoqën çifutët, unë nuk fola, sepse s’isha çifut; kur ata erdhën të përndiqnin katolikët; unë nuk fola, sepse isha protestant; atëherë kur erdhën për mua, s’kishte ngelë më njeri që t’më dilte zot”!

Në këtë shkrim, unë nuk kam ndërmend të përsëris veten duke rreshtuar ngjarjet e atjeshme, të cilat ju keni vite që i përjetoni, - por në anën figurave, mund t’i përmbledh kështu: Ju, bashkatdhetarët e mi, kam mbi 10 vjet që u shoh duke lundruar në një “anije”, që drejtohet nga një kapiten pirat, i cili, sapo mori kapitenllëkun, filloj çmontimin pjesë-pjesë të saj, për t’i shitur si pjesë këmbimi, në shkëmbim të blerjes së influencës, dhe pazarllëqeve të ndryshme që ai bën brenda, dhe jashtë vendit, si për t’u vetëpasuruar, ashtu dhe për të mbajtur, forcuar dhe zgjeruar kontrollin e tij, nëpërmjet korruptimit të influencuesve të ndryshëm, duke i pasuruar ata. Dukshëm, Edi Rama ka hyrë në karrierën e tij politike me moton “paraja e çon ujin përpjetë”. Fatkeqësisht, këtë ai e ka arritur plotësisht, dhe me lehtësi, sigurisht me paratë tuaja. Pra, ju që jeni në “anije” paguani për të gjitha allishverishet e tij, edhe pse tashmë e keni kuptuar mirë, se edhe pse anija, në të cilën po lundroni, ka filluar fundosjen, -ju, çuditërisht preferoni heshtjen! Me këtë rast po ju sjell në kujtesë disa vargje të pastorit gjerman, Emil Niemoller (1892-1984), që gjenden të vendosura në Përmendoren e Holokaustit në Amerikë, me subjekt, nazistët hitlerianë: “Kur ata (nazistët) filluan të përndiqnin komunistët, unë nuk fola, sepse s’isha komunist; kur ata përndoqën socialistët; unë nuk fola, sepse s’isha socialist; kur ata përndiqnin sindikalistët unë nuk fola, sepse s’isha sindikalist; kur ata përndoqën çifutët, unë nuk fola, sepse s’isha çifut; kur ata erdhën të përndiqnin katolikët; unë nuk fola, sepse isha protestant; atëherë kur erdhën për mua, s’kishte ngelë më njeri që t’më dilte zot”!

N.q.s bëjmë interpretimin e vargjeve të Niemoller, që ai i shkruajti në vitin 1944, (gjatë kohës që ndodhej i internuar në kampin e koncentrimit në Dachau të Gjermanisë), do të shohim se ata shprehin zhgënjimin e plotë që ai kishte ndaj bashkatdhetarëve të tij gjermanë, të cilët nëpërmjet heshtjes së tyre, dashje-pa-dashje ishin bërë bashkëpunëtorë të nazistëve, sepse kur ata burgosnin, persekutonin, dhe pushkatonin me miliona njerëz, populli nuk reagonte. Po kush ishte në të vërtetë lideri i nazizmit? -Hitleri, që filloj karrierën e tij politike, duke ju bashkuar fillimisht Partisë Punëtore Gjermane? Kësaj pyetje po i përgjigjem shumë shkurt, duke u bazuar në një shkrim të kapitenit Karl Mayer (superiori direkt i Hitlerit në Divizionin e Inteligjencës, në Reichswehr. Njihet veçanërisht si njeriu që solli Hitlerin në politikë), -botuar në gazetën Current History të Nju Jorkut, të nëntorit 1941. Aty, Mayer e portretizon Hitlerin si një qen të lodhur, dhe të humbur në kërkim të një masteri. Ai, (Hitleri) kishte kërkuar të punësohej si korrier në shërbimin postar, por ishte refuzuar, sepse kishte mbetur në testin e inteligjencës. Më poshtë Mayer i qëndron bindjes së tij se Hitleri kurrë s’ka qenë lideri real i Nazizmit. Ai thotë se: “Si një lider, Hitleri është ndoshta mashtrimi më i madh që i është bërë botës… Shkrimet/komunikimet/fjalimet e tij, gjithmonë duhej që të ri-shkruheshin. Intelekti i tij nuk ishte më i lartë se i një fëmije 8-vjeçar… Hitleri kurrë s’ka qenë i aftë që të merrte vendime. Ai kurrë s’ka shkruar një rresht të Mein Kampf (manifesti autobiografik, i partisë naziste), por sigurisht që ishte krenar që të firmoste emrin e tij, si autor i këtij libri”. (të interesuarit mund ta lexojnë të plotë këtë histori në: https://www.henrymakow.com/002132.html).

Nuk po zgjatem më tepër në këtë histori, por shkurtimisht doja të tregoja se aty konkludohet se pas Hitlerit qëndronte dikush tjetër, dhe se: një linjë direkte ekzistonte në mes të agjendës së Rothschild dhe Hitlerit.

Nuk do të humbja kohë për të shkruar rreth kësaj figure, por besoj shumë se gjendja në të cilën sot ndodheni ju, dhe Shqipëria, nën sundimin e Edi Ramës, ngjan si shumë me atë të Gjermanisë së Hitlerit, dhe se, personaliteti, temperamenti, dhe niveli intelektual i këtyre “liderve” janë tepër të ngjashme me një përjashtim: Prapa Hitlerit qëndronte Rothschild, ndërsa prapa Ramës, qëndron Sorosi, (mos mendoni se Rothschild dhe Soros janë shumë larg njëri-tjetrit).

Bashkatdhetarë të nderuar! Kjo histori e jetuar, duhet t’ju zgjojë nga gjumi një minutë e më parë. Heshtja juaj ndaj ngjarjeve të njëpasnjëshme kriminale, dhe antikombëtare që Edi Rama prodhon vazhdimisht, dhe me bollëk, do të jetë me pasoja të tmerrshme, dhe të pakorrigjueshme, aq më tepër kur mendojmë se prapa Ramës qëndron Sorosi me qëllimet e tij tepër të errëta ndaj popullit dhe kombit tonë. Në fakt, populli ynë ka kohë që përballohet me pasojat sorosiane, të cilat, me “zgjedhjen” e Edi Ramës, si kryebashkiak i Tiranës, kanë filluar të intensifikohen, duke arritur kulmin me “fitoren” e zgjedhjeve nga PS, në vitin 2013, -kur Rama u kurorëzua si kryeministër i Shqipërisë. Kjo, padyshim, mund të rreshtohet edhe si një nga fitoret më të suksesshme, në nivel internacional të Sorosit, i cili pasurohet çdo ditë  nëpërmjet “ndihmave” financiare që fondacionet e tij investojnë për “konsolidimin” e demokracive të brishta në shumë vende të botës, ku krahas poshtërsive të tjera,  investojnë shumë edhe për “reformimin” e sistemit të drejtësisë së këtyre vendeve, në favor të mafies së tij, përfshi edhe qeveritarët, e politikanët, e të korruptuar të këtyre vendeve. Në këtë kontekst, Shqipëria e Edi Ramës, është kthyer jo vetëm në një vend tepër të preferuar për të, por edhe minierë ari, e qendra më e rëndësishme ballkaniko-europiane e allishverishve, nga ku Sorosi, dhe djali tij Aleksi, drejtojnë trafikun internacional të krimit, drogës, korrupsionit, e pse jo! Po nga Tirana, ata po përgatisin në heshtje “ri-organizimin” e hartës së Ballkanit, me synim, cenimin e trojeve tona, sigurisht në favor të Serbisë. Në këtë aspekt, “ndërkombëtarët” i kanë dhënë qeverisë së Edi Ramës, statusin e një qeverie notere, e cila harton, dhe aprovon, ligje të porositura, në ndihmë të mafies së brendshme, dhe asaj ndërkombëtare. Në këtë drejtim, shumë nga liderët e BE, dhe Ballkanit (me përjashtim të Albin Kurtit), ndjehen të privilegjuar, të kenë miqësi me Edi Ramën; këtë e shohim vazhdimisht në kronikat e ndryshme televizive, ku Edi Rama shihet me “respekt” si një nga “liderët” globalë. Një gjë duhet ta dimë të gjithë: Atë që serbët s’e arritën me gjakderdhjet shekullore kundra kombit tonë, -po e arrin për ta, brenda një kohe mjaft të shkurtër, Rama Soros.

Kjo gjë e çuditshme, ka ra edhe në sy të të huajve. Këtë fakt e përmbledh më së miri gazetari gjerman Michael Martens, në shkrimin e tij ku thotë se: “Edi Rama është pa dyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiq”, ndërkohë që vetë ne shqiptarët qëndrojmë indiferent!!! Sigurisht që merita për këtë “arritje” të kryeministrit tonë, në favor të Serbisë, i takon Soros-it, i cili, në bashkëpunim me papetët e tij, (Blinken, Kim, Escobar, McGonigal, etj,) arriti të bëjë manipulimet më monstruoze, kriminalo-korruptive, për të izoluar Sali Berishën, saga e të cilit fillon me shpalljen “non-grata”, marrjen e flamurit, siglës dhe vulës së PD, dhe vazhdon me kalvarin e mbajtjes së Tij në arrest shtëpiak, pa asnjë akuzë. Dhe, për tu siguruar se Sali Berisha, do të mbetet politikisht  i paralizuar, -George Soros është kujdesur që të korruptoj edhe një grup miks-politikanësh, përfaqësues të ndryshëm diplomatik, gazetar-aktivist, analist, dhe opinionist të paguar, të medias shqiptare, që pa pikë-turpi, dhe përgjegjësie profesionale, morale e patriotike, nuk kursejnë aspak fjalorin e tyre të ndyrë, demonizues ndaj figurës së nderuar, të Profesor Doktor Berishës. Ata, me moton “shpif – shpif se diçka ngelet” duan që t’i përcjellin popullit një imazh krejtësisht të gabuar. Në këtë kontekst, ata kurrë s’harrojnë të përmendin “non-gratën”, si propagandë dhe presion psikologjik ndaj popullit. Me këtë shprehje ata duan t’i mbushin mendjen popullit dhe demokratëve se “me Sali Berishën, Partia Demokratike nuk mund të fitojë”, ndërkohë që në situatën ku sot ndodhet Shqipëria, realiteti është diametralisht ndryshe, – tashmë gjithkush e dinë se:  Pa Sali Berishën, -jo vetëm PD do të jetë e humbur, por edhe ekzistenca e Kombit Shqiptar do të vihet në pikëpyetje. Këtë e dinë mjaft mirë edhe Sorosi, dhe militantët e tij bashibuzuk, prandaj, jo vetëm e mbajnë Berishën të izoluar, por nga frika, ata vazhdojnë denigrimin e figurës së Tij politike me slogane të ndryshme, banale dhe denigruese, si: “të gjithë janë njëlloj”, “Berisha po shfrytëzon demokratët për të mbrojtur interesat e tij”! “Berisha bashkëpunon me Ramën”, etj., thënie të turpshme, që kurrkush si beson, -por sidoqoftë, ato vazhdojnë recitimin e tyre vetëm për një qëllim: ‘ t’i lënë krahë të lirë, dhe rrugë të hapur narko-shtetit të Edi Ramës, për të qëndruar në pushtet’. Kështu, ai mund të realizojë pa asnjë vështirësi planet ogurzeza sorosiane. Është afërmendsh se në këto plane hyn edhe vepra e ditëve të fundit: “Vatikani” bektashian si një shtet brenda shtetit, që ne shqiptarët e morëm vesh nëpërmjet gazetës ‘The New York Times’, ku çuditërisht, George Soros, në vitin 2018 ka investuar mbi 3 milionë dollarë, dhe vetë kjo gazetë ka raportuar se “Soros është pronar i pjesshëm”!!! Se çfarë fshihet prapa kësaj nisme, vetëm Sorosi mund ta dijë! Në këtë rast ju kujtoj se edhe shpopullimi, përfshi lëvizjet migratore “ilegale”, kryesisht nga vendet islamike (siç është rasti i imigrantëve, që kanë ardhur, apo do të vijnë në Shqipëri), janë pjesë e agjendës sorosiane, dhe kanë qëllime të caktuara. Për një gjë jam i sigurt: Këto lloj emigrantësh, që vijnë kryesisht nga vende islamike, – s’janë asgjë tjetër, veçse misionarë të trazuar, dhe të paguar nga fondacionet sorosiane, të cilët i udhëzojnë për të mësyrë shtetet perëndimore kristiane, -por jo vendet islamike!!! Sidoqoftë, duke parë se çfarë “emigrantët” po shkaktojnë në vendet mik-pritëse, -si në Gjermani, Francë, Angli, Itali, Irlandë, Amerikë, etj., -jam i sigurt se edhe ju, shumë shpejt do të përballoheni me probleme kurrë të ndodhura më parë në vendin tonë. Destabilizimi i vendit, krimi dhe prostitucioni, përfshi këtu edhe ndryshimin e strukturës demografike, janë pjesë e agjendës së këtij emigracioni kaotik, por të mirë-planifikuar. Do të thosha se edhe përpjekjet për të marrë në dorë pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, kanë në prapa-skenë lobime korruptive të Sorosit, për të cilat paguan Rama me paratë tuaja. Kjo do të ishte vërtetë një gjë shumë e mirë sikur t’i shërbente Shqipërisë, por jo, përfitimet do t’i shërbejnë “prestigjit” të Edi Ramës, dhe agjendës së Sorosit. Tepër skandaloz ishte edhe deklarimi arrogant i Edi Ramës në mbledhjen e komitetit qendror të tij; ku ai, me një frymëmarrje patologjike të thellë, dhe shprehje sardonike të fytyrës, me një zë drithërues të skanduar, përcaktoi me saktësi numrin e deputetëve që Partia Demokratike do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, duke e krahasuar këtë numër, me atë të vitit 1997. Në kriminalistikë, kthimi i kriminelit tek skena e krimit, është një fakt i njohur! Këtë tregon edhe kjo deklaratë. -Ai, pas 27 vjetësh, kthehet tek ngjarjet kriminale të atij viti, nga më të zitë në historinë tonë kombëtare, – kur shqiptaret,  të nxitur nga bandat e gangsterëve komunistë të Edi Ramës, iu sulën njëri-tjetrit. Si pretekst u përdorën skemat piramidale (të organizuar me mjaft dhelpëri nga njerëzit e tyre), por qëllimi ishte; përmbysja e demokracisë. Po arrestimi i ditëve të fundit të deputetit demokrat, Ervin Salianji çfarë është? S’është gjë tjetër veçse një gjest ekstremist arrogant, dhe bullues, që ka për qëllim frikësimin, dhe mbylljen e gojës së atyre që guxojnë tani, dhe do të guxojnë në të ardhmen të nxjerrin të vërtetën dhe ta tregojnë atë. Pra, është një nga gozhdët e fundit në arkivolin e demokracisë. Çfarë t’ju them më? Siç e shihni edhe vetë, ngjarjet e Shqipërisë së Edi Ramës, dhe veçanërisht ata kundra Sali Berishës, ngjajnë shumë me ngjarjet e Amerikës së Joe Bidenit, kundra ish-presidentit Donald Trump! Kjo sepse, – si  Amerika, ashtu edhe në Shqipëri, kanë kohë që qeverisen nga papepët e Sorosit, nëpërmjet Sistemit të Drejtësisë Sorosiane! Pra, nga do që të shohim, të gjitha rrugët na çojnë tek Sorosi, dhe çdo e keqe që ka ndodhur, po ndodh, dhe do të ndodhë në Shqipëri ka dhe do të ketë dorën e tij të zezë.

Atëherë, natyrshëm lind pyetja: – Ç’farë do të bëjmë? Në këtë rast më vinë në mendje dy nga  thëniet më të cituara të ish-presidentit Amerikan, Thomas Jefferson: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë”! Dhe “N.q.s ligji është i padrejtë, njeriu jo vetëm ka të drejtë, por është i detyruar që të mos i bindet këtij ligji”. Në këtë kontekst, unë kam respekt të madh, dhe admirim të pakufishëm, për Sali Berishën, i cili, që nga viti 1991,jo vetëm që ka prishë qetësinë e Tij personale dhe familjare, por është vënë edhe në rrezik permanent. Në një farë mënyre, -shpallja e “non-gratës”, ishte një bekim i madh për kombin shqiptar. Falë këtij “titulli”, Sali Berisha u riaktivizua në PD, dhe me procedura të rregullta protokollare u zgjodh kryetar i saj. Edhe arrestin e Tij shtëpiak, në një farë-mënyre, e konsideroj mjaft pozitiv. Ka mbi 270 ditë që e shohim çdo natë, në dritaren e Tij (me një shëndet të shkëlqyer fizik, e mendor, që do t’ia kishin zili edhe mosha shumë më të reja), nga ku, Ai me një guxim burrnorë të tejskajshëm, në kuvendim me ju, -parlamentarët e vërtetë të Rrugës së Shpresës, vazhdon luftën e Tij, të përnatshme kundra veprave kriminalo- korruptive, duke i ekspozuar ato me shembuj, e fakte konkrete. Në këtë rast s’duhet të harrojmë pa shprehur mirënjohjen tonë të thellë për ata heronj, e patriot të ndershëm, që çdo javë rrezikojnë jetën e tyre, duke u mbledhur para Bashkisë së Tiranës, për të denoncuar korrupsionet e saj monstruoze. Miq të mirë! Në shenjë të madh respekti, do t’ju thoja se sjelljet tuaja, janë më qytetare se sa duhet të jenë, për një vend të qeverisur nga narkokrimi. Edhe respektimi i Kodit të Etikës nga ana juaj është i tepërt, -sidomos në rrethanat e Shqipërisë, ku kushtetuta dhe ligjet nuk respektohen nga drejtësia dhe ligj-mbrojtësit e saj, ndërkohë që me një paturpësi të madhe, përdoren, për të goditur këdo, që guxon të zbulojë, dhe ekspozojë veprat e njëpasnjëshme kriminale, narko-korruptive që s’mungojnë në aktivitetet e përditshme të Edi Ramën. Pra, në këto rrethana  krejt të pashpresa, s’ju ngelet gjë tjetër për të bërë, përveç mosbindjes civile, e cila, në rastin tuaj, duhet të fillojë me nxjerrjen e Sali Berishës nga arresti shtëpiak, thellësisht i pa-ligjshëm. Kur Ai, do të jetë fizikisht në mes jush, proceset marrin seriozitetin e duhur, dhe përshpejtohen. Kjo, pra do të ishte detyra juaj, që do të nxiste edhe të tjerët për t’u bashkuar me ju, sepse, sigurisht që ky, tashmë s’është vetëm një problem i Sali Berishës, Partisë Demokratike, dhe demokratëve, por është problem i të gjithë shqiptarëve, dhe hyn në kategorinë e një Emergjence Kombëtare, që do të thotë se: “Të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë; në diasporë, dhe trojet shqiptare, (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi), duhet të mobilizohemi urgjent, për të shpëtuar Atdheun tonë në rrezik. Nxjerrja e atdheut tonë nga kthetrat sorosiane, akoma sa është gjallë, s’është vetë një akt patriotik i përbashkët, por edhe detyrë sublime për çdo shqiptar, që i thërret Shqipërisë “NANË”. Le t’na frymëzojnë mbi 6000 njerëz të guximshëm shqiptar, -njerëzit tanë më të mirë, që veçse kundërshtuan regjimin diktatorial komunist u pushkatuan. Le t’na frymëzojnë 38 Martirët Katolikë të Demokracisë, që për moton “ Fe, dhe Atdhe”, u pushkatuan; Le t’na frymëzojnë heronjtë e kryengritjes së Postribës, pushkatimet barbare të Mirditës, dhe Buzëmadhes … Si dhe Masakrën e Tivarit, ku nga një bashkëpunim i ngushtë dhe i fshehur i komunistëve serbo-shqiptar u vranë 4000 vëllezër kosovar; Le t’na frymëzojë Kryengritja e Qafë Barit, me heronjtë e saj kryesor, Sokol Sokolin, dhe Tom Ndojën, dhe mbi të gjitha, në këtë mision patriotik, me shtrirje të gjerë kombëtare, le të frymëzohemi dhe të marrim guxim nga UÇK-ja heroike, dhe Adem Jasharët e Dardanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco