Lajmi i fundit

LIVE/ Deputeti Ervin Salianji pritet të dorëzohet, dhjetëra qytetar në mbështetje të tij te Policia e Tiranës, bllokojnë rrugën

Në respekt të drejtësisë për një padrejtësi, nuk duhet ta lemë Salianjin të shkojë në burg

Në respekt të drejtësisë për një padrejtësi, nuk duhet ta lemë Salianjin të shkojë në burg

Nga Ndriçim Kulla - 27/09/2024

Jo më kot ne i themi regjim klikës që sot ka ardhur në pushtet prej bandave të krimit dhe drogës.

Populli ndoshta me vonesë, por e ka kaluar limitin e durimit dhe nga dita në ditë po bëhet më realist, për regjimin që e ka pushtuar.

Regjimi tashti ka bërë kaq “ përparime” të mëdha në rrugën e së keqes, saqë po vetsugjistonohet, se qeverisje pa këtë klikë nuk mund të ketë më  në Shqipëri. Si u arrit deri në një fund të till, ku të gjitha institucionet të binin një nga një në dorën e një njeriu dhe të arrinte deri në atë pikë, sa që ky njeri të lëvizë të gjitha fijet e dënimit, të shpërndarjes së pasurisë, të shkatërrojë vlera  dhe të rikthejë antivlera,të largojë njerëz nga puna dhe të emërojë të tjerë në  sipas doktrinës së tij autoritarisë, të zbukurojë stolira dhe poshtë tyre t’i bëjë varrin Shqipërisë.

Pse  e burgosën sot gjykatat e regjimit Ervin Salianjin?- mund të pyes çdo kush.

Sepse denoncoi një trafikant droge, duke kontribuar për rikthimin në normalitet të shtetit të rrëmbyer nga bandat e krimit dhe korrupsionit.

Në kuadrin e strategjisë së trysnisë politike të autoritarizmit.

Të demoralizojë opozitarizmin në prag të betejës elektorale.

Për 8 muaj qytetarët shqiptarë do shkojnë në kutitë e votimit. Opozita që kaloi rubikonin e grabitjes së vulës dhe fitoi mbi  një padrejtësi të madhe, në raport me pluralizmin dhe demokracinë, ka mundësira  potenciale që regjimin ta përmbysë dhe ta fitojë pushtetin. E ka të gjithë të drejtën e mohuar në mënyrë të të dhunshme për ta arritur këtë fitore. Përleshja e e dominuar nga padrejtësi të mëdha me pushtetin autoritarist  është mbresëlënëse edhe pse larot e penës që komandohen nga paratë  e incineratorëve , po  përpiqen pa sukses që ta relativizojnë atë. Ervin Salianji ka disa vite që merret me politikë dhe si i ri me talent në frontin opozitar, ka shfaqur  një përkushtim dhe gjallëri që ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm të  demokratëve, por edhe  të shtresave  të tjera të shoqërisë. Ata po e godasin  sot Ervin Salianjin në fillin e të gjithë përndjekjes politike të opozitës shqiptare.

Kryetari i opozitës shqiptare gjendet në kushtet e izolimit shtëpiak për afro një vit, si i burgosur politik.

Kryetarit të Bashkisë së Himarës iu rrëmbye mandati me një proces  ligjor të montuar politikisht  dhe në fund rezultoi po si i dënuar politik .

Ish presidenti dhe aktualisht Kryetari i  Partisë Lirisë është nën një hetim politik.

Kryetari i Partisë Republikane ndodhet sërish  nën një proces politik penal.

Ky mandat qeverisës është mandati i konsolidimit të diktaturës dhe i represionit politik.

Kurajoja dhe epërsia e talentuar e Saljanit  kishte filluar t’i trembte seriozisht ujqërit e tërbuar të regjimit.

“Toidhjo” - thonë grekët për ngjashmëri të tilla të pa  fytyra . Toidhjo, si kopja e tij orgjinale Enver Hoxha , që e ka ringjallur në të gjitha tiparet, sjelljet  politike, hipokrizinë  dhe hakmarrjen ndaj kundërshtarëve.

 Enver Hoxha ja merrte këngës në delir “ Për ty atdhe “ kur gjykatat  e satrapit komunist dënonin   rivalët e tij, sigurisht  po me urdhër të tij. Historia  shpesh gjen strehë dhe përsëritet dhe  në këtë rast ajo është  një përsëritje e gjallë. Enver Hoxha e gjeti forcën për të shkatërruar çdo ide kundërshtare te diktatura qe ndërtoi, te dredhitë e tij proverbiale , te Stalini i “dashur” , te  Maua dhe në fund te bunkeri i madh me 28 mijë kilometra e  me errësirë të plotë që krijoi.

Spektakolar në majat  e vetive diktatoriale me paraardhësin e tij, Edi Rama e ka gjetur aleatin e së keqes që i jep mundësi dhe  fuqi , siç është vëllai i tij i vogël dhe rrjeti i tij famëkeq. Avazin e muzikës  së krimeve dhe padrejtësive  të tij me simbolikën  ” Për ty “ e pamë tek mesazhi i tij, që shprehte padurimin  për dënimin  Ervin Salianjit.

Ai nga udhëtimet e tij globale dhe në këtë rast nga Nju Jorku, u shpreh i çliruar për “dënimin e shpifësave”.

Ervin Salanji nuk u dënua për shpifje, por për një denoncim kriminal në shërbim të interesit publik.

Ervin Salianji u dënua  përmes një procesi të manipuluar politikë me një vit burg, i cili i përgjegjshëm për sfidat e mëdha të luftës hakmarrëse  me këtë,që tashmë është transformuar plotësisht në regjim, iu tha kundërshtarëve se beteja elektorale do bëhet më e fortë nga burgu.

Në  respekt të drejtësisë për një padrejtësi, ne nuk duhet ta lemë Salianjin të shkojë në burg.

Ky është një burgim politik. Duhet t’i vëmë barrikadë me çdo rezistencë  burgimeve politike, derisa drejtësia sorosiane po vazhdon me  qërimin e hesapeve për llogari të pushtetit.

 Ne  duhet të jemi në momentin më të madh të reflektimit.

Nuk mund të rrimë më gjatë dhe të diskutojmë  se çfarë bën kjo drejtësi dhe çfarë bën ky regjim. I kanë bërë të gjitha derisa kanë përmbysur demokracinë dhe kanë pushtuar drejtësinë. I dimë mirë ne, se ne po i kalojmë kurrizin tonë. I dimë mirë edhe ndërkombëtarët oportunistë që i kanë rënë këmbanave të regjimit për 12 vjet me radhe . S’kemi çfarë të kërkojmë më prej tyre. Përvojat  e historisë na kanë dhënë këshilla me bollëk se çfarë duhet të bëjmë. Gjithashtu parimet dhe normat ndërkombëtare të demokracisë dhe lirisë.

 Nuk duhet ta përqendrojmë më vëmendjen të fiksuar  majtas apo djathtas, çfarë thotë Brukseli dhe çfarë thotë Uashingtoni. Disa për agjenda personale aty, më shumë na kanë dëmtuar se se na kanë ndihmuar në këtë krizë, madje edhe  duke e penguar rotacionin tonë. Kjo është e provuar dhe s’ka më nevojë për dilema.

Brukseli dhe Uashingtoni do na dëgjojnë kur do na shohim në rrugë  të zemëruar, duke u ndeshur  realisht  me diktaturën.

E vërteta është me ne në çfarëdo ballafaqimi dhe askush nuk mund  të ketë fuqinë ta përmbysë këtë të vërtetë të madhe, kur pushteti burgos  si pa gjë te keqe drejtuesit opozitës, për t’i nxjerrë me procese të montuar politikisht jashtë zgjedhjeve dhe për të fituar kështu pushtetin.

Sot unë lëvizë i lirë, por nuk është  e pa mundur, duke marrë parasysh  me çfarë po ndodh, se edhe unë së bashku me çfarë kam bërë për këtë vend të jem i burgosur i ndërgjegjes me një akuzë të prodhuar prej regjimit.

Ky është regjim totalitarë dhe në regjimet totalitare, nuk ka më drejtësi të  shtetit ligjor, por drejtësi shtetërore. Për ne, nuk  ka  më asnjë kuptim të vazhdojmë të themi : “kjo është diktaturë, kjo është qeveri e bandave, këtu bëhet luftë klasash, këtu vjedhja s’ka ndëshkueshmëri etj etj” .

Kemi  një dekadë  plot që i themi me fakte dhe  prova, por  diktatura ja ku është para nesh. Atëherë çfarë duhet të bëjmë ? Duhet të ngrihemi  dhe të ndeshemi realisht  me diktaturën. Edhe pse  ajo  fryhet për forcën e saj, ajo  është një kalbësirë e krimit, drogës dhe korrupsionit , që nuk mund t’i rezistoj veçse një kohë të shkurtër zemërimit tonë. Por në këtë luftë duhet t’i shpiem  betejat deri në fund. Retorika në ditët në vijim ,derisa t’i  rikthejmë  nivelin  demokracisë së  gjunjëzuar, të bëhet  mundësisht më e heshtur. Komunikimi ynë me regjimin duhet të jetë shprehja e  një force të guximshme e një mosbindje civile

Fillimisht kjo kërkon një organizim të palodhshëm me çdo njeri, me çdo organizatë dhe me  çdo auditor..

Por edhe njerëzit vetë  me iniciativën e tyre duhet të përfshihen  në këtë luftë me regjimin dhe të shqetësohen më shumë për fatin e tyre dhe të  atdheut të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco