Drejtuesi i Policisë së Shtetit nuk është nëpunës i shërbimit civil!

Drejtuesi i Policisë së Shtetit nuk është nëpunës i shërbimit civil!

Nga Ylli Dylgjeri - 20/09/2024

Konkurrimi i rreth 15 kandidaturave për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit përpara një komisioni ad-hoc, më kujton kopjimin në formë qesharake të konkurrimit të Sekretarit të Përgjithshëm në ministri që bëhej mbi Ligjin e Shërbimit Civil, ndryshe nga përzgjedhja e mëparshme që ishte një nga drejtuesit me gradë më të lartë, vjetërsi e arsim policor.

E veçanta është se në këtë komision nuk merr pjesë një përfaqësues nga Komisioni i Shërbimit Civil, rol të cilin e zëvendëson në komision Sekretari i Përgjithshëm, i cili edhe ky është emëruar me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit, Engjell Agaçit, si manekin i kryeministrit.

Thuhet se pas konkurrimit të kandidaturave, komisioni ad-hoc do t’ia dërgojë Ministrit të Brendshëm teknik, që edhe ky më pas ia dërgon kryeministrit për emërimin fundor.

E gjithë kjo farsë është vetëm skenar me regji të Edi Ramës, që po kërkon ta shesë si praktikë europiane këtë post të lartë policor, kur dihet që drejtorin e kanë caktuar dhe ky është një cirk me titullin: “Pantonima me policë”.

Nisur nga sa thamë më lart, e gjithë kjo farsë vjen sepse në Policinë e Shtetit nuk ka, ose nuk ekzistojnë Prognozat e Personelit. Ku jemi e ku do shkojmë në vitet që vinë me kuadrin policor?

Për përzgjedhjen e një polici në komunitet, në Kanada, konkurrimi kishte kritere që i diktonin Prognozat e Personelit. Në rajonin X, dihej kur do dilte në pension një polic, çfarë lloj komuniteti banonte aty në atë zonë, sa gjuhë fliteshin, e në fund konkurrimi për përgatitjen fizike. Në fund, polici që shërbente, ishte minimalisht me 3 gjuhë të huaja.

Këtu pas pyetjes: A di anglisht..., të vjen përgjigja: Ca me gojë e ca me gisht!

Tjetër, në Shqipëri pyetja e parë që bëjnë eproret për vartësit është: Nga rreh ky, majtas apo djathtas, dhe a është lojtar për të mbledhur lekun?

Drejtuesi i Lartë i Policisë Shtetit shërben në komunitet, por nuk është punonjës civil.

Si përfundim, edhe ky drejtues “i ri” i policisë të përzgjidhet sipas traditës, Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë, do të jetë.

*Ish-Sekretar i Përgjithshëm i MR

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco