Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Plani, Tirana shesh 'përshesh' kullash

'Aranit Çela' nuk është kurrë më shumë se një gjeneratë larg...

'Aranit Çela' nuk është kurrë më shumë se një gjeneratë larg...

Nga Gent Strazimiri - 11/09/2024
Sot përballë SPAK mes mijëra burrave e grave të lirë që prisnin të vinte Sali Berisha për të marrë zyrtarisht akuzën politike, shprehja që dëgjoja më shumë vërdallë ishte "Aranit Çela".
Atë emër e dëgjova sot me të gjitha intonacionet e mundëshme, si psherëtimë, si sharje, si revoltë...
Aranit Çela në 46 vjet, ka dënuar politikisht, pa faj rreth 24 mijë shqiptarë.
"Aranit Çela" sot, vetëm me firmën në urdhër-arrestin politik për Sali Berishën, ka dënuar "me detyrim paraqitje" tek rruga e shtëpisë së tij, fizikisht apo virtualisht, të paktën mbi 600 mijë shqiptarë që e votuan në zgjedhjet e fundit!!!
E votuan megjithëse nuk kishte as emrin në fletë të votimit, as logon në fletën e votimit e as partinë në fletën e votimit...
Pas 8 muajsh ata do të jenë edhe më shumë, megjithëse e dinë se i kërcënon "detyrimi për paraqitje" kolektivisht, madje më së shumti se "Aranit Çela" është rishfaqur brutalisht si kërcënim për lirinë.
Kanë kuptuar se "Aranit Çela" nuk është kurrë më shumë se një gjeneratë larg, si kërcënim për lirinë...
Kështu do ta ishte shprehur në rastin tonë, besoj, Presidenti Regan, autori i postulatit "liria nuk është kurrë më shumë se një gjeneratë larg shuarjes".
Aranit Çela shpëtoi me një burg të shkurtër, (megjithëse i dënuar me dënim kapital) dhe me nja dy shkelma e shpulla herë pas here në pazar ndër vite derisa ngordhi, dhënë nga ndonjë ish-i dënuar pa faj prej tij që e shihte rastësisht në rrugë.
"Aranit Çela" nuk e di si do i shpëtojë mllefit të të paktën 600 e ca mijë shqiptarëve të dënuar faktikisht me "detyrim paraqitje", si "dënim plotësues" vetëm pse janë me Sali Berishën, vetëm pse mbrojnë Kushtetutën e LIRINË....
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco