Sot dëgjuam Ramashenkon

Sot dëgjuam Ramashenkon

Nga Ylli Dylgjeri - 08/09/2024

E dëgjuat sot Kryetarin e Regjimit? Ishte po Ai që ka drejtuar 12-të vite qeverisje dhe 25 vite pushtet. Ishte sërisht një udhëheqes lindor me emrin Ramashenko. Nuk mori përgjegjësi për skandalet, për Narkoshtetin, për burgosjen e Opozitës, nuk morri përgjegjësi për vjedhjet e njëpasnjëshme në Kabinetin e Tij qeveritar, nuk morri përgjegjësi për krizën, për emigracionin masiv, e justifikoj atë duke e krahasuar me vendet e lindjes, nuk morri përgjegjësi për krizën në drejtësi, në administratë, në polici, e në strukturat e tjera të shtetit, por me kryeneçësinë e diktatorit kërkoj drejtimin deri në 2030 duke rinovuar PS me teaneger.

Ky "rinovim" na kujtoj një regjizor arti i cili për tu larguar nga klishetë e Korrit propozoj që ta reformoj atë duke kërkuar që Korri të ndryshojë vendet, të mos rrinë 3 radhë njëri pas tjetres, por sipas tij rreshti i parë i korristëve të ulet në tokë, rreshti i dyte të nxjerrë duar përpara, dhe rreshti i tretë ti ngrejë duar lart! Ky ishte ndryshim sipas Tij nga tradita e derisotme. Edhe Ramashenko ynë, kërkoj ndryshime në Kryesi, në KPD, në Asamble, për të rinovuar partinë, e në fund e përzjeu kazanin prap me shkopin që është bërë m..t nga të dy anët, dhe na serviri 2 femra të reja poshtë Tij dhe 2 gra të hershme që e futën Veliajn në mes. Ky është ndryshimi që solli në PS Ramashenko.

Njerez, ky karagjoz ka shteruar, ky nuk ka më çi jep këtij vëndi që pi i ikën çdo ditë rinia dhe që ky fallsifikon dhe censusin. Janë 2.3 milion shqiptar tha! Vetëm familja ime është shkurtuar me 50% këto vite.

Ndaj mbi të, ka vetëm një rrugë për largim: KRYENGRITJE!

Filozofi, autori dhe gazetari francez, Albert Camus në Librin e tij “Kryengritësi” (The Rebel) ka pyetur: “Kush është kryengritës”?

Duke iu përgjigjur pyetjes së vet ai ka thenë se, “kryengritës është ai i cili thotë Jo”. Është pra kjo pika, kur zhduket frika tek njerëzit dhe kur i mbarë vendi i thotë Jo! diktaturës.

Është atëherë kur bien tiranët. Kur paralizohet jeta e vëndit nga përballja popullore me regjimin. Kur nderpriten projektet nga Ndërkombëtaret, kur Ambasadorët nuk bëjnë vetëm vizita kortezie.

Kështu, pra rrëzohen diktaturat. Duhet që sot shumica e popullit ti thotë JO- Ramashenkos së ngjirur që i fërshëllente fyti kur fliste.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco