Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Sali Berisha çmonton akuzat e SPAK

Z. Gonzato, një punë e bërë përgjysmë, është punë e pakryer!

Z. Gonzato, një punë e bërë përgjysmë, është punë e pakryer!

Nga Hysni Gurra - 07/09/2024

Erion Veliaj është një personazh i prodhuar në inkubatorin ‘pervers politik’ të Sorosit dhe më pas i suportuar nga Edi Rama deri në majat e pushtetit.

Askush nuk e di saktë se çfarë shkollimi ka ky njeri përveç gjimnazit të përgjithshëm, por edhe nëse ka një copë diplomë të marrë qyl nëpër universitetet e financuara nga Soros, kjo nuk do të thotë që është i arsimuar.

Gjithsesi, jeta politike e Veliaj, ajo që ka më shumë rëndësi për qytetarët, është një histori korrupsioni e pashembullt. E ka filluar që kur ishte te MJAFT-i ku e akuzojnë se vodhi kompjuterat e vijon deri tani që është në krye të bashkisë së Tiranës.

Një i tillë politikan do duhej bojkotuar nga çdo diplomat i huaj që pretendon se vjen në Shqipëri për të çuar përpara interesat e vendit të tij, por edhe për të dhënë leksione demokracie. Por siç e kemi parë kjo gjë nuk ka ndodhur, mesa duket “dora bamirëse” e Sorosit dhe dora hajdute e Veliajt e dinë se ajo që nuk blihet me pak para, blihet me shumë para, mbështetja publike.

Në Shqipëri ka ekzistuar një ndjenjë inferioriteti dhe servilizmi e politikës shqiptare ndaj të huajve, aq sa jo vetëm nuk vënë në diskutim asgjë që thonë ambasadorët e huaj, por edhe adhurojnë këdo që e shohin nëpër foto e takime me ta.

Shqiptarët, duhet theksuar, para politikës kanë filluar ta përbuzin dhe ta vënë në pikëpyetje këtë gjë, por edhe politika, edhe pse me frena dore, po flet më troç, më hapur dhe pa komplekse ndaj ambasadorokracisë.

Ditën e premte në Tiranë erdhi Federica Mogherini, në cilësinë e rektores së Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së këtij kolegji në Shqipëri. Mogherini, për ata që nuk e njohin, është një komuniste italiane, për të mos thënë më shumë se kaq.

Së bashku me rektoren, në hapjen e Kolegjit mori pjesë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe në faqen e Kolegjit në X u njoftua se pjesë e ceremonisë do të ishte edhe Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu, kjo e fundit në cilësinë e ministres së Arsimit.

Veliaj në cilësinë e “m*ti pas këpucës”, siç e ka zakon ai t’i ngjitet kujtdo në të gjitha momentet që është në hall. E kemi parë si i ngjitej Ilir Metës kur kishte hall, si i ngjitet Edi Ramës, si i ngjitet çdo të huaji që vjen në Tiranë, kujtoni këtu kur i preu rrugën Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken gjatë vizitës në Tiranë dhe i vodhi një foto…e të tilla ngjitje i ka specialitet të tijin.

Mirëpo, siç e thashë më lart, politika shqiptare ka filluar të dalë disi nga kompleksi i të mos kritikuarit të të huajve, qoftë ky edhe ambasadori i BE-së.

Gjatë protestës para bashkisë së Tiranë, folësit nga Belind Këlliçi e me radhë i kujtuan ambasadorit të BE-së Gonzato se ai po merrte pjesë në një takim publik, që ka lidhje me arsimin, me një personazh që ka shkollim të dyshimtë. Gjë të cilën e evidentoi edhe ish-zëvendësministri i arsimit nga radhët e Rilindjes, Taulant Muka.

Më tej, folësit e protestës para bashkisë i kujtuan gjithashtu ambasadorit se po merrte pjesë në atë takim publik me një hajdut të faktur si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës dhe i kompanisë së vjedhjes 100% të qytetarëve me “5D” e famshme.

Kjo gjë siç duket e ka bërë të reflektojë ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili në postim e bërë publik në faqen zyrtare të Facebook të Delegacionit nuk e ka përmendur fare Veliajn si pjesëmarrës, përveç një fotoje që duket në një cep i ulur.

Pra, është e pazakontë mospërmendja e emrit të tij në lajmin e dhënë nga Delegacioni i Bashkimit Europian në faqen zyrtare.

Dhe kjo gjë është një tregues se reagimi dinjitoz dhe pa kompleks edhe ndaj ambasadorëve të cilët dalin foto e zhvillojnë takime me një person që akuzohet nga qytetarët dhe opozita për vjedhje miliona euroshe, por është edhe nën hetim nga SPAK, ka bërë që edhe ambasadori të reflektojë e të bëjë sikur s’ka qenë fare Veliaj në takim.

Por z. Gonzato duhet ta dijë se një punë e bërë përgjysmë është punë e pakryer. Ai dhe çdo ambasador që vjen në Shqipëri trumpeton se përcjellë standarde demokratike dhe tolerancë ZERO ndaj hajdutëve dhe jo të dalë foto e të rrijë krah për krah me ta.ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco