Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Makbethi edhe në Pragë, mes intrigave, ligësisë, servilizmit dhe miqësive të bojatisura

Makbethi edhe në Pragë, mes intrigave, ligësisë, servilizmit dhe miqësive të bojatisura

Nga Nga Ndriçim Kulla - 04/09/2024

Arben Ahmetaj ,bashkëpuntori më i ngushtë i Edi Ramës, i cili  tashti është në arrati si viktimë e vetvetes, por dhe  e padronit të tij , njohës shumë i mirë i kryeministrit mafioz  në regjimin e tij, ka thënë në një intervist shprehimisht :

” Do jetë vonë shumë vonë , kur shqiptarët të mësojnë kush është Edi Rama i vërtetë”. Një këmbanë alarmi rrënqethëse, e cila duhet të buças në veshët e çdo shqiptari sot  . Kjo në çfardo  llogjike, sipas asaj që pohon zvëndëskryeministri, Rama fletë ndryshe,  dhe ka  një sjellje të tmerrshme ndryshe .

Mu kujtua  edhe njëherë këto ditë kur lexova diçka, mbi nje intervistë për mendimin tim e porositur me para ose me lobim prej rrjetit ndërkombëtar të vëllaut të tij vogël  në Pragë në kuadër të një forumi. Po qe se e  ndjek  dhe e shqyrton me vëmëndje , me vështrim në të gjjtha dritë-hijet  vizitën dhe kërkon që të shohësh edhe rezultatin kryesor të këtij udhëtimi, të mbushtet mendja se kjo intervistë ishte dhe objekti kryesor i shfrytëzimit të  këtij udhëtimi.

Natyrisht, nuk duhet nënvleftësuar edhe takimi plot buzëqeshje dhe akoma më tej darka me Aleksandër Vuçiç, si një karshillëk për Kosovën dhe Albin Kurtin, me të cilin kërkon që të ringjall autoritetin e coptuat nga politika e rrenuar e Ballkanit të Hapur  .

Të shkojmë tek qëllimi i intervistës ose bashkëbisedimit , të cilën  pasi e lexon thellë, mes rreshtave dhe mesazheve të saj , ndjenë kthjelltësisht udhëtimin e intrigës së radhës  , ligësinë, servilizmin dhe miqësitë e bojatisura të Edi Ramës.

Në rastë se sjell  në vëmëndje   shumicën e sjelljes politike në  tërë jetëgjatësinë e saj , kryeministri ynë ose më saktësisht kreu i regjimit , gjithmon në kordinim me jetën e tij njerëziore, të duket fare qartë se, në këtë intervistë gazetari po merrte  vetë Makbethin, personazhin kryesor të dramës me të njëjtin emër të William Shekspir, por në një kontekst tjetër kohor .

“ Si është e mundur ?!

Çfarë po flet?-  mund të ulëras me siguri ndonjë nga disa mijëra  patronazhistët që janë sot në të njëjtën kohë  në shërbim si legjionarët e mbretit ?

Makbethi është dramë dhe letërsi jo politikë!

Ashu është mor shokë , por  kjo dramë ka lindur nga politika. Nga makthi i pushtetit.

Ai  sot politikisht t leviz si hije  mbi një fije   teli  dhe kjo sakërifë  nuk ka  asnjë lidhje  me  alternativat e qeverisjes, por vetëm e vetëm me  pushtetin dhe me bëmat që ka bërë.

Është më se e sigurt se aktualisht, njeriu qe i ka mprehur pipëzat si askush tjetër edhe përtej Europës dhe bën llogari ditë dhe natë ndoshta edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale mbi zgjedhjet e mandatit të ri qeverisës në SHBA , është pikërisht Rama .

Nuk i rezulton që të jetë fituese Kasmala Harris.

Oferta e dyshimtë ekonomike po e po, është shkaku  kryesor që duket në horizont .

Por është  edhe liria ajo që e ka tronditur thellë ndërgjegjen e amerikanëve, liria e kërcënuar.

Atentati politik që u krye ndaj ish presidetit Donal Tramp, i cili  rezultoi me plagosjen dhe rrezikimin e jetës së tij shprehë nivelin e lirisë politike të rrezikuar edhe  në demokracinë amerikane.

Procesi  i gjatë politik  gjyqësor i ndërtuar ndaj tij, për ta ndaluar në garën presidenciale është një tablo , që e vërteton më së miri rrezikun e demokracisë amerikane.

Filozofia me të cilën Rama u mundua që të shfrytëzonte sentencen: “ Unë nuk besoj  në metodat, se armiku  i mikut është dhe armiku im  ”shprehë qartësisht ankthin e hijes  makbethiane,  që e ndjek të “tromaksur” nëpër skenat krimit. Ndërsa pyetjet e  moderatorit në Pragë kishin shumë mister në lidhje me miqësitë e tij politike dhe personale , a thua se  gërdalla politike e Ballkanit,  që ka futur   tërë drejtuesit e opozitës në arrest   politike, ishte aty si një simbol i arritjeve më të mëdha europiane në fushën e  demokracisë,ekonomisë dhe marrdhënieve ndërkombëtare.

Nuk e di diçka më  të qartë  më të hollësishme , në se gazetari e futi i përgatitur diktatorin shqiptar në shtegun e përgjigjeve  që i volisnin  atij,  siç e ka profesion   ustai   vetë , apo ai kërceu   i sforcuar me instiktin e tij dredharak  në atë shtegë ?!

Edhe pse ky debat nuk është i besueshëm ,  mbasi  ishte diçka e sforcuar,e kërkuar dhe   nuk i koredpodontete asaj tryeze  ndërkombëtare   , përgjigjia e tij  nuk mund të fshihet dot se ishte si  një tentative për çlirim mëkati.

Një rotacion i mundëshm i pushtetit në Amerikë, nuk mund të mos hap kutinë e Pandorës dhe jo në emër të hakmarrjes ,por në emër të së vërtetave të spekulluara ,dhe rivlerësimit të shumë padrejtësive që janë bërë për hirë të hakmarrjes dhe në shërbim të ruajtjes së pushtetit të tij.

Një realitet i ri është e sigurt se do ta  zvëndësoj këtë realitet të vjetër dhe të konsumuar, i cili i  ka mëshuar më shumë pushtetit. Kjo është dialektik në zhvillimet shoqërore.Bota demokratike nuk mund të qëndroj kurrë kështu kaq gjatë   në pellgun  e kënetës.

Edi Rama promotor i një prpagande në hije lëviz duart  nga çdo anë me  foto, bën montazhe zbukuruese ,publikon imazhe nga ishulli Sazanit dhe i Zvërnecit për të krijuar idenë tek njerëzit që ndikohen shumë nga imazhi, se ai e ka kapur demin nga brirët nga ku në një rikthim të Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë ka mbështetje politike  dhe është i garantuar. Dhe meqënse fati e ka favirizuar të kërcej  kaq gjatë, nuk e konsideron,  se poshtë pëlurave të imazhit dhe manipulipimit të tij janë krimet që ai ka bërë, korrupsioni, droga, trafiqet,kuja e njerëzve që ikin nga vëndi , është arsyeja politike se vetë polika dhe mardhëmiet ndërkombëtare , kanë parimet dhe rregullat e tyre vetërregulluese  për tu rikthyer në normalitet dhe drejtesi.

Natyrisht, ai  tashti  nuk esht me i pëlqyeri i administrates amerikane. Kjo është më se e sigurt.Ndoshta  mund të themi pa ndrojtje, se është më i urryeri  per skandalet , Mcgonigalin e famshëm , trafikun, drogen, luften e klasave, gjyqet politike etj. Por ata qe e kanë mbrojtur  padrejtësisht  me një çmim kaqë të lartë  në rrënim të dikujt tjetër ,nuk mund ta lëshojnë papritur .

Emrin e Jerad Kushnerit ai kërkon që ta sjell me hile në vëmëndje të   opinionit publikë shqiptarë.Mirë ose keq për imazhishtin  ska rëndësi.Rëndësi ka që imazhi në kanavacën e tij  të krijoj idenë tejpërtej ,se ai është  gjeni i rënë nga qielli dhe i ka sjell botës demokratike një etikë politike dhe njerëzore të pa shembullt  në modelin e saj. Një fitore e mundëshme e presidentit Donald Tramp  ndoshta do ti hapte punë jo të vogël zullumqarit , sidomos aferës   korruptive me agjentin kryesor të FBI të cilin e vuri i në  shërbim të shkatërrimit të  opozitës në Shqipëri.

Sjellja e pa precedent e Edi Ramës ndaj instucioneve ligjëzbatuese amerikane, duke u bërë sfidë me  korruptimin e kryezbuluesit të saj  Sharl Mchonigal është një rekord historik që ka vënë në lojë dinjitetin e fuqisë globale.Kryezbuluesi amerikan  Mcgonigal u gjykua drejtësisht nga gjykatat amerikane dhe ai sot kryen dënimin e krimit që ka kryer në bashkëpunim me kryeministrin shqiptarë, i cili ende  kakaris si gjel  nga një samit në tjetrin ,nga një takim në tjetrin,natyrisht edhe me lepurin në barkë, sepse historia nuk mund ta prishë regjimin e saj duke i falur shpagimin.

Dëshmitë për ato që ka bërë Rama dhe  Mcgonigal  në dëm të interesave të demokracisë shqiptare dhe të interesave të Shqipërisë qeveria amerikane i vulosi fatkeqësisht  me dyllin e konjikturës , nën pretekstin e mosdëmtimit të imazhit të FBI-së, por në realitet ato janë aty dhe kanë fuqi shpërthyese në çdo rotacion të mundëshm në Amerikë. Prandaj Makbethi kërkon të bëj   atë që është e pa mundur për tu besuar, ti zhduk ose në pa mundësi ti mbuloj gjurmët e krimit .

Ardhja e mundshme e Donald Trampit do ti hiqte  kupolën mbrojtese dhe sdo kishte me hezitim ,sepse skandalet e tij glojnë në Shqiperi dhe anembane.

Historitë e përhapua të Edi Ramës të cilin e torri me shumë tërë  passion  edhe në fillin e intervistës  të forumit në Pragë,  janë pjesë e trillimeve të tij politike, të cilat ,për tu kacavirrur diku, njohjet i kthenë publikisht në miqësi.

Jerad Kushner  tashmë  është një biznesmen dhe si çdo bisnesmen është i mirëpritur të vij të investoj në Shqipëri, aq më shumë se vjen dhe prej një vëndi mike, por duhet të informohet edhe mbi  keqëpërdorimin që po  i bën kryeministri autokrat shqiptarë  emrit të tij ,në lidhje  me presidentin Tramp  në këmbim të favoreve politike në të ardhmen  .

Princi bizantin shqiptar  i korruptuar, që po i  bie kryq dhe tërthor Europës për të blerë me parat që nuk i mungojnë në  çdo rast lobist dhe magjistar për pushtetin e tij ,me siguri që ka përgatitur me mëndjen e tij siç e ka zakon xhevairet për fituesin e zgjedhjeve amerikane, së paku për të fituar heshtjen ndaj llogaridhënies së tij.

Nuk e di kush do jetë fituesi dhe unë   personalisht ,vetëm në emrin tim, dëshiroj Donald Trampin novator.

Dhe në mundësinë e fitores së tij, nuk  e shkoj   as në fantazinë time  të mendoj , që një  njeri si ai , që po bën një betej epokale mes plumbave dhe proceseve  gjyqësore politike të pa fundme  me qëllim që ta dënojnë me çdo kushtë, ti jepte “amnisti”  ose  mbështetje politike një vendimarrësi të tillë të korruptuar dhe inkriminuar ballkanikë.

Kësaj i thonë pastaj, që Donald Tramp, ose kushdo tjetër qoftë me këto  persekutime që po  i bën edhe vëllau  i Ramës me shokë të harroj dhe vdekjen që pa sy.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco