Lajmi i fundit

Të shtëna me armë në Vrakë, Malësi e Madhe, 2 të plagosur

Rama na kushton më shtrenjtë se Lionel Mesi

Rama na kushton më shtrenjtë se Lionel Mesi

Nga Agim Xhafka - 02/09/2024

U nxita për këto rradhë nga mbledhja e qeverisë që u zhvillua të djelë në malin e Dajtit. Te një resort atje. Në tv pashë një varg makinash luksoze që do i kishin zili edhe sheikët e naftës. Ishin rresht ministrat,si një varg i gjatë fiqsh të thatë. Ndalonin te një postbllok i sajuar e dhjetra gardistë kontrollonin makinat se qoftë larg armiku mund të kishte futur poshtë shasisë a gomave ndonjë dorë tritol. Kjo lukuni qeveritarësh thuhet se raportoi te i pari i vendit për strategjinë e çdo dikasteri. Pak tallës ky shpjegim se kokrrat e ministrave i drejton ëhatsappi i kryeministrit si telekomanda ndërron kanalet. Ndërsa në mbyllje nuk doli asnjë komunikatë prej takimit.  Doja të pyesja se sa kushtoi ky takim. Duke mbledhur paratë për karburant,për pagat e shoferëve dhe rojeve,ato të gardistëve,shpenzimet e qirasë së resortit,ndonjë drekë cilësore për ministrat e lodhur. E të tjera e të tjera do thoshte Teodor Keko. Por hiç. Asnjë shifër. E dija që kot do lodhesha dhe kujtova që mbledhje të tilla Rama i bën pak si dendur. Ja,para ca ditësh i mbështolli në Himarë. Qeveri e kryetarët e bashkive. Një garumbull i madh që e shtoi dukshëm numrin e turistëve atje. Siç ka bërë takime në Korçë.Shëngjin,Velipojë,Shkodër. E asnjë faturë e paguar nuk tregohet. Sikur ato shpenzime i shlyen psh ndonjë qeveri e ndonjë shteti fqinj a më larg. Ndërkohë më erdhën ndër mend udhëtimet e kryeministrit nëpër botë. Që siç thotë avokat Ngjela,Ramës nuk i mjaftojnë dy avionë. I duhet dhe një i tretë tip autoboti që të furnizojë me kraburant kur udhëheqësi ynë është në fluturim e sipër. Qoftë larg i mbarohet karburanti mbi ndonjë det a mbi oqean!!

Kur sjell ndër mend çmimin e benzinës,sasinë e madhe që harxhon charteri,rrogat e personelit shërbyes,shpërblimet e pilotëve,taksat e aeroporteve ku ateron Rama më ngrihen qimet përpjetë se shuma shkon bash në lartësinë e avionit. E të tjera e të tjera do tallej sërish Teodor Keko.por këto të tjera janë miliona e miliona euro. Mbi këto shtohen dhe afro një miliardë që i shpenzon dhe i përvetëson administrata. Me rrugë e marifete të ndryshme. Që kanë arritur përsosmërinë tani. Siç kanë bërë rregull që rrugët  i fiton ai që i ndërton më shtrenjtë. E kështu euro mbi euro bëhet kala. Thuajse gjysma e buxhetit shkon për Ramën ose vidhet nën hundën e tij. E prapë më vjen i goditur një krahasim që më duket e ka thënë Nard Ndoka.

-Rama kushton më shtrenjtë se Lionel Mesi.

Vërtet,Mesi me 200-300 milionë euro para Ramës quhet si ai që ha përshesh me dhallë. Dhe të mendosh që ato para Mesi i rimburson me të ardhura nga reklamat,nga shitja e biletave të stadiumit,nga sponsorët gjigandë. E veç këtyre Mesi bën edhe gola për çdondeshje,entuziazmon tifozët,emocionon botën.

 -Po  dhe Rama gjuan. Mos i bjerë më qafë!

-E vërtetë. Edhe Rama gjuan. Dhe godet fort. Por fati ynë i keq,ai me qëllim nuk bën gol. Ai bën autogol në buxhetin e shtetit. Ama gjuan çdo ditë. Nuk ndalet tash 11 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco